Kadriu thotë se Ligji për gjuhët nuk është kundër kushtetues në Maqedoni (Video)
Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu ka folur për Zhurnal rreth kushtetuetshmërisë së Ligjit për gjuhët.
”Ligji për gjuhët ka bazë Kushtetuese edhe do të jetë Kushtetues. Tjetër është pyetja se ne ende nuk mund të flasim për ligjin si lëndë para gjykatës Kushtetuese dhe vlershmëria e tij nga aspekti i Kushtetutës, kjo për shkak se më 11 janar kur edhe unë u zgjodha gjyqëtar i Gjykatës Kushtetuese, Parlamenti e miratoi Ligjin e gjuhëve, dhe ndodhi ajo e cila edhe “pritej” dhe ajo ndodhi, presidenti i Shtetit e shfrytëzojë të drejtën e tij Kushtetuese dhe nuk e dekretojë ligjin, ai e përdori të drejtën Kushtetuese, të drejtën e vetos.”
”Këtë të drejtë, të drejtën e vetos presidenti Ivanov e ka përdorur vetëm se për ligjin në fjalë. Përndryshe për informimin e opinionit çdo kryetar i deritanishëm e ka përdorur të drejtën e vetos në akte konkrete, e ka përdorur presidenti i parë Kiro Gligorov, pastaj i ndjeri Boris Trajkovski, Cërvenkovski e kështu me rradhë.”
”Në këtë rast meqënse presidenti i shtetit u prononcua sipas mendimit të tij se ligji nuk është Kushtetues, një vlerësim që është shumë i rëndë, ndërsa përë atë se është ose nuk është Kushtetues fjalën e ka Gjykata Kushtetuese.”
”Ligji tanimë i kthehet parlamentit dhe në aprovimin e dytë, në procedurën e dytë parlamentare, Parlamenti ka të drejtë Kushtetuese ti vlerëson vërejtjet e presidentit dhe në qoftë se Parlamenti ngel në të njëjtën rregullativ pa kur një farë ndryshimi atëhërë përsëri Parlamenti e nxjerrë në votim dhe në qoftë se në miratimin e dytë fitohet e njëjta shumicë osë më tepër e numrit të votave të cilat janë të nevojshme për miratimin e ligjit për gjuhët atëherë në këtë rast presidenti i shtetit obligohet që patjetër ta dekreton ligjin.”
”Dekretimi i ligjit është i obligueshëm pas miratimin të dytë nga ana e Paralamentit dhe pas kësaj ligji shpallet në Gazetën Zyrtare dhe prej aty çasti ai prodhon efekte juridike. Tash jemi në fazën kur ligji është para Parlamentit, para deputëtëve dhe ato janë kompetentë sipas Kushtetutës të vendosin për vërejtjet e presidentit dhe të vendosin për fatin e ligjit në fjalë.”
”Prandaj ende është herët për aryse se ne ende nuk kemi ligj që të mund të flasim se si do të jetë fati i tij nëse vjen para Gjykatës Kushtetuese. Edhe kështu siç vazhdojnë procedurat jam i mendimit se paralamenti pas asnjë farë hamendje, asnjë far dyshimi do të mbron tezën e deri tashme do të mbron brendin e ligjit i cili është i përpiluar nga Parlamenti dhe do të voton pa asnjë lloj ndryshimi. Atëherë pasi që të botohet në Gazetën Zyrtare, mund të ndodh dhe me siguri se mund të ndodh për ligjin dhe kundër ligjit të ketë iniciative konkrete prej qytetarëve, por tek e fundit siç edhe e përmenda edhe më lartë se e drejta për inicativë deri te Gjykata Kushtetuese nuk është e kufizuar.”
”E atëherë në bazë të iniciativave do të formohen lëndë konkrete para Gjykatës Kushtetuese dhe të cilët lëndë mund të kenë në brendi çështjen e ligjit të gjuhëve dhe gjitha ato vërejtje apo kërkesa të mundëshme nga inicatorë të mundëshëm.”
”Unë si e vlerësojë çështjen e përdorimit të gjihëve, Ligji I cili tashmë është realitet, nuk mund ne të flasim për shqiptarët meqë me këtë ligj gjuha shqipe garantohet në nivel të shtetit dhe në shtet kjo është çështje reale, objektive dhe është punë e mbaruar nga shkaku se prej kur është nënshkruar Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe dispozitat Kushtetuese me të cilat garantohet gjuha shqipe si gjuhë zyrtare ka kaluar shumë periudhë e gjatë deri sa nuk u miratua ky ligj.”
”Ky ligj ishte obligim i Parlamentit, obligim i shtetit që të vepron sipas Kushtetutës dhe të vepron sipas marrëveshjes Kornizë që kjo çështje të grantohet, rregullohet. Prandaj kundërshtarët e ligjit të gjuhëve e kanë të kotë sepse ato thirren në çështje që fare nuk kanë lidhje me atë se sa është ligji Kushtetues ose nuk është.”
”Çështja e gjuhës garantohet me Kushtetutë. Çështja e gjuhës nuk garantohet me këtë ligj, në qoftë se kontestohet, kjo çështje është e grantuar me Kushtetutë, pra çështja e përdorimit të gjuhëve, ndërsa ligji i cili miratohet ka për të vetmin qëllim sipas Kushtetutës që të siguron implementimin, realizimin e përdorimit të gjuhës shqipe në praktik. Ky është qëllimi i ligjit.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite