LAJMI I FUNDIT:

Kadrie Canolli, skena, shkëlqimi dhe pasioni!

Kadrie Canolli, skena, shkëlqimi dhe pasioni!

Pos bukurisë natyrale e cila stolis Kadrie Canollin, shumë bashkëbisedues në karrierën e vet të pasur i ka mahnitur me elokuencën dhe sharmin që rrallëkush mund të krenohet

Intervistoi: Gazmend Kajtazi


E përfshirë bindshëm në botën e bliceve, sfilatave, veshjes dhe stilit, gjithnjë i krijon vetes hapësira për t’u ndjerë e plotësuar me veten dhe ambientin përreth.

Mbase ka të bëjë me pamjen e saj, zërin apo gjestet, por Kadrie Canolli, në një mënyrë apo tjetrën, ia del gjithmonë të tërheq vëmendjen.

Ndërsa vetë ajo, ndonëse në rrugën e artit, ka diç për të thënë për ato që ka arritur.

Modele, aktore, moderatore televizive…Duket që mirë po notoni në të gjitha këto ujëra, mirëpo megjithatë ku ndiheni “si në shtëpi”?

Ju falem nderit për fjalët e bukura. Përpiqem që me përkushtim dhe zell të bëj çdo angazhim i cili ndodhet para meje. Në sytë e mi nuk ekzistojnë projekte të vogla dhe projekte të mëdha dhe ndonjë ditë të mos kem ndonjë punoj rutinë. Ndonjë gjë bëhet më mirë, ndonjëherë më pak mirë, mirëpo bash gjithmonë nga vetja jap qind për qind në çdo gjë që punoj. Nuk dëshiroj të veçoj asgjë nga ajo, sepse të gjitha ato janë punë me të njëjtin emër të përbashkët, por bëhen vetëm në mënyra të ndryshme.

A ekziston edhe ndonjë format televiziv në të cilin do të dëshironit t’i sprovonit aftësitë tuaja?

Kam kaluar shumëçka falë edukimit të mirë televiziv, në cilin kam fituar vërtet momente të bukura dhe projekte të formateve të tilla, mirëpo jam e gatshme edhe për gjëra të reja. Aktualisht jam e kënaqur aty ku jam, ndërkaq dëshirat për diçka të re? Gjithmonë ka! Projektet live, programet muzikore, apo variantet e debatit janë ato që më interesojnë dhe ku mund ta shoh veten.

Lexuesit tanë me siguri do t’ju njohin edhe si moderatorë e lotarisë së Kosovës. Sa keni qenë e kënaqur me një angazhim të tillë?

Posaçërisht jam e kënaqur që jam bërë pjesë e atij emisioni. Emisionet e para gjithmonë mbahen në mend dhe zënë vend të posaçëm. Gjithmonë e kam pasur ëndërr të bëhem moderatore televizive, gjë që është arsye për shkak të së cilës kam studiuar gazetarinë. Nuk kam menduar që ajo ëndërr do të më bëhet realitet në lotari, mirëpo jam jashtëzakonisht e kënaqur dhe falënderuese për këtë. Angazhimi shumëvjeçar dhe puna në vetveten më janë shpaguar shumë. U jam shumë falënderuese atyre të cilët kanë identifikuar cilësitë e mia dhe më kanë ofruar shansin të nis karrierën e moderatores.

Pos në emisione, publiku ju shikon edhe në disa seriale humori. A do të dëshironit sërish të notoni në ujërat e artit?

Në skenë ka shumë të papritura. Pse mos të pranoj të kënaqem kur mendoj se mund të jem edhe aktore e mirë. Unë nuk e marr përsipër ta bëj diçka nëse nuk kam arritur rezultatet pozitive pa e nisur akoma. Kam një vullnet shumë të fortë për gjërat që marr përsipër dhe i arrij me çdo qëllim duke i bërë më së miri. Mendoj se arma ime më e fortë është thjeshtësia. Modestia, thjeshtësia dhe mirënjohja që kam.

Dukeni shumë e veçantë, sa ju ka ndihmuar pamja juaj në modelim?

Gjithmonë është e pafalënderueshme të flisni për veten në vetën e parë, aq më parë kur është fjala për dukjen, mirëpo hajt të themi që deri diku jam e vetëdijshme për atë që jam e njohur. Më ka ndihmuar në kuptimin që kam pasur rastin të punoj në projekte jashtëzakonisht kreative, editoriale, sfilata të cilat vërtet dallohen si edhe të bashkëpunoj me njerëz jashtëzakonisht të talentuar.

Çfarë të ka joshur më së shumti në manekinizëm?

Do t’i kaloj ato përgjigje standarde si p.sh. shoqërimi dhe udhëtimet… Çdo vajzë, grua – dëshiron të grimohet dhe të rregullohet, ta rrethojnë miliona leckash, të jetë në qendër të vëmendjes, të shkëlqejë, ndërkaq kjo punë të gjitha këto bashkë i ofron, kështu që më së shumti…

Sa është profesion serioz modelimi dhe në çfarë sakrificash nevojiten patjetër të jesh e gatshme?

Çdo punë është po aq serioze sa ju e konsideroni. Serioziteti në punë është bazë e suksesit. Janë të nevojshme investime, puna në veten dhe organizimi i mirë i kohës. Për mua kjo ka qenë e rëndësishme, sepse krahas modelimit kam përfunduar edhe fakultetin e gazetarisë. Sakrifica kryesisht ka të bëjë me kohën, sepse më shpesh më është përputhur xhirimi me afatet e provimeve dhe me projektet private.

Cila është ana e mirë e marrjes me këtë profesion?

Duke u marrë me profesionin arrini vetëbesim të mjaftueshëm, mësoni të punoni me talentet e mira por edhe me të metat. Gjithashtu mësoni si të kujdeseni për trupin tuaj në mënyrën e drejtë, si të ushqeheni shëndetshëm dhe si të ushtroni rregullisht. Natyrisht, si plus të madh më duhet patjetër të përmend udhëtimet, të cilat ju sjellin shumë njohuri të reja për kulturat e tjera, mënyrat e jetesës dhe shumë njohje të reja.

Sa është e vështirë të përshtatet arsimimi në karrierën e manekines dhe sa është e rëndësishme kjo për ty?

Asgjë nuk është e vështirë nëse jeni mirë të organizuar, e dini cilat ju janë prioritetet dhe silleni në harmoni me to. Unë arsimimin në karrierën e modelimit e kam vënë në fokus të interesimeve të mia dhe natyrisht që ekzistojnë sakrifica të caktuara në sferat e tjera të jetës sime, por unë jam shumë e kënaqur dhe di të shkoj në drejtimin e duhur.

Si ishte të punoje për brendin Marciano?

Të punosh për brendin i cili ka histori aq të pasur të përkrahjes që ua jep femrave dhe njëherësh të punosh me femrat të cilat janë ikona të kësaj kohe, me femrat të cilat kanë kaluar nga fjalët në vepra, ka qenë jashtëzakonisht përvojë pozitive. Marciano ka një ekip të jashtëzakonshëm dhe vërtet ishte kënaqësi të punoje në atmosferë inspirative dhe shumë argëtuese.

Sa shkathtësi, angazhim dhe punë janë të nevojshme për dukje perfekte dhe si e di që photo shooting-u ishte i “suksesshëm”?

Më duket që njerëzit të cilët merren me fotografinë, nuk kanë koncept të qartë për atë sa vërtet punë dhe angazhim qëndron në prapavijën e fotografisë cilësore. Të kapësh momentin e duhur, emocionin e duhur dhe dritën ideale është ajo që në të vërtetë fotografinë e bëjnë të paharrueshme. Sa a është fotografia e suksesshme kryesisht mund ta vlerësoj në bazë të buzëqeshjes së madhe kur unë ua tregoj njerëzve me të cilët bashkëpunoj.

Cilat janë sakrificat e bashkëpunimit me njerëzit në këtë mënyrë? Si “nxjerr” nga ata atë që të është e nevojshme?

Uh, mund të jetë gjithsesi sakrifikim, sepse njerëzit dallojnë shumë ndërmjet tyre dhe në njëfarë mënyre është vendimtare t’i dallosh ato dallueshmëri dhe t’u përgjigjesh nevojave të tyre në harmoni me sensibilitetin e tyre, por njëherësh të mbash vulën tënde personale. Jam e sigurt që edhe kolegët fotografë e dinë për çfarë po flas. Kjo në të vërtetë është ajo ku dija ime nga psikologjia ka rolin e madh. Di të dëgjoj dhe njëherësh edhe t’u përgjigjem kërkesave të tyre dhe t’i hap të jenë ata që vërtet janë – gjë që di të jetë sfidë e vërtetë, të cilën me kënaqësi e pranoj.

Cili është elementi më i rëndësishëm në xhirim?

Më me rëndësi është që në xhirim pozimi të jetë sa më i natyrshëm. Është me rëndësi të kesh besim te fotografi. Manekines së mirë fotografi nuk ka nevojë t’i tregojë si të pozojë.

A dëshiron më shumë të punosh në revy mode apo në xhirime për fushata?

Revistat e modës japin një dozë të caktuar adrenaline, ndërsa fotografimet zgjasim më shumë dhe kërkojnë më shumë përqendrim dhe energji… Që të dyja njësoj më pëlqejnë.

A ju ka ndryshuar suksesi në punën Tuaj?

Vetëm në kuptimin që jam bërë edhe më e ndërgjegjshme për kapacitetet e mia dhe sa është më i rëndësishëm të përkushtuarit nga talenti! Guximi, qëndrueshmëria por edhe masa e mirë e shijes në interpretim si për veten ashtu edhe për të tjerët është diçka që kam plotësuar, andaj ato karakteristika janë bërë shoqet më të mira dhe u falënderohem!

Cila është ajo sfidë e karrierës të cilën e dëshiron?

Unë i dua sfidat, dhe me siguri që në të ardhmen do t’i pranoj ato. Nuk dua të flas tani, disa vepra të mia flasin për mua.

Po të kishe mundësi të ndryshoje diçka në karrierën tënde, cili do të ishte ai ndryshim?

Sikur të mund të ndryshoja diç në karrierën time, do t’u kisha përgjigjur disa ofertave të cilat i kam refuzuar për shkak të fakultetit apo për arsye personale.

Çfarë ju nevrikos dhe çfarë ju hidhëron shpejt? Por edhe t’ju krijojë humor të mirë dhe t’ju bëjë të buzëqeshni?

Njerëzit e këqij dhe situatat, manipuluesit. Dhe për çdo gjë tjetër jam përherë e buzëqeshur dhe e lumtur. Megjithatë, më së shumti më vë në lëvizje dashuria.

Cilën këshillë do të kishe dëshiruar të ta kishte dhënë dikush në fillim të karrierës?

Që të armatosesha me durimin. Të mos i marr gjërat tepër për zemër, personalisht, përkatësisht të jem më pak emocionuese. Të kem më shumë besim në botën e modës dhe thjesht të informohen për botën e modës (si funksionon bota e modës, çfarë të pres etj.).

Çfarë porosi u dërgon kolegeve të ardhshme?

Durim, durim shumë të madh, punë e vazhdueshme me vetveten, dëshirë për të mësuar dhe përgatitja e cila është çelës i suksesit. Që puna dhe angazhimi gjithmonë të shpaguhen dhe që vetëm ato të vlerësohen. Të besojnë në vetveten, të armatosen me sa më shumë vetëbesim dhe gjithmonë të mendojnë që janë të veçanta dhe ndryshe, që mund të tregojnë veten. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Çfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?

Çfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?

Botë
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Kalo në kategori