LAJMI I FUNDIT:

Kadrijaj: Nëse Lista Serbe e siguron shumicën parlamentare për ta rrëzuar qeverinë, le të veprojë

Kadrijaj: Nëse Lista Serbe e siguron shumicën parlamentare për ta rrëzuar qeverinë, le të veprojë
Foto: Arkiv

Javën e fundit partitë brenda e jashtë koalicionit qeverisës, kanë bërë thirrje për rrëzim të Qeverisë. Përkundër kësaj, kreu i LDK-së, Isa Mustafa bënë thirrje që të gjendet një zgjidhje për t’u tejkaluar pengesat.

Kohët e fundit përplasjet brenda koalicionit qeverisës janë shtuar.


Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka deklaruar se Qeveria nuk po e respekton marrëveshjen e koalicionit dhe për këtë arsye me shumë gjasa do ta rrëzojnë Qeverinë Hoti.

Fërkime në koaliconi ka pasur edhe në raport me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Megjithatë deputetja Time Kadrijaj vlerëson se koalicioni me LDK-në është duke funksionuar.

“Deri tash koalicioni ka funksionuar shumë mirë. Lista Serbe nëse dëshiron të rrëzoj qeverinë mund ta bëjë nëse kanë një shumicë parlamentare. Ndryshe nëse s’ka një shumicë parlamentare që dëshirojnë ta rrëzojnë qeverinë, nuk mund ta bëjnë atë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Time Kadrijaj.

E shefi i partisë bartëse të koalicionit, Isa Mustafa, bënë thirrje që të gjendet një zgjidhje për t’u tejkaluar pengesat.

“Koalicioni është çështje e vullnetit. Deri tani Lista Serbe ka qenë korrekte si partnere. Do të diskutojmë që të tejkalohen ankesat e tyre. Të gjenden zgjidhjet, për aq sa mund të gjenden. Për çdo gjë na nevojitet më shumë komunikim dhe mirëkuptim”, ka thënë Mustafa.

Për shkak të keqmenaxhimit, thirrje për rrëzimin e Qeverisë Hoti ka bërë edhe Partia Demokratike e Kosovës.

“Kanë kaluar javë që qeveria Hoti nuk ka reaguar. Pra është një qeveri që duhet të shkoj në shtëpi sa më herët – sepse është e paaftë për të qeverisë; për ta menaxhuar pandeminë dhe ndihmuar ekonominë”, ka deklaruar Gashi.

Fuqinë e pushtetit në Kuvend, e tregon më së miri problemi për ta kaluar pakon e rimëkëmbjes ekonomike. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori