Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në një deklaratë për media tha se janë udhëzuar që të dalin nga Kuvendi për çështje sigurie.

Ajo tha se nuk beson që ka diçka përveç ndonjë telefonate të qëllimshme që të largohen deputetët nga Kuvendi.


“...Është e pakuptimtë çka po ndodh... ndoshta ndonjë telefonatë e qëllimshëm mi largu deputetët prej kuvendit nuk e besoj që ka diçka... Një njeri normal, s’ka njeri normal që e sulmon institucionin e Kuvendit...”, tha ajo.

Deputetja e AAK-së shtoi tutje se e respektuan vendimin për mu largu, ndonëse sipas saj nuk ka pas ndonjë informatë nga stafi i Kuvendit, përveç se iu është thënë që të dalin jashtë.

Ajo tha se nëse iu thuhet të kthehen do të kthehet sepse nuk e ka ndërmend mu frikësu. /Telegrafi/