LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale varet nga Lista Serbe (Video)

Kadaj-Bujupi: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale varet nga Lista Serbe (Video)

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, ka rrëfyer për VV-në, AAK-në, Gjykatën Speciale edhe shumë çështje të tjera.

Ajo përmes një statusi në Facebook, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të gjithë qeverisë.


Duke folur rreth kësaj kërkese, Kadaj-Bujupi ka thënë se kërkesa për dorëheqjen e Haradinajt ka ardhur si rezultat i zhvillimeve të fundit në vend.

“Është e frikshme mënyra se si jemi izolua, veprimet ad hock që brenda natës të kemi një zhvlerësim të asaj që partnerët e saj e kanë votuar pa asnjë debat publik por shpejt e shpejt pra për Gjykatën Speciale, ka dëshmua që këtu kemi të bëjmë me jo seriozitet”, ka thënë Kadaj-Bujupi, transmeton Telegrafi.

Ajo ka shtuar se përse duhet bërë tash shfuqizimi i Speciales, ku kjo ka mundur të ndodhte para dy viteve.

“Përse tash dy vite pas votimit të saj, kur Kosova është në një fazë të vështirë, me dalë me nisma të tilla kaq të shpejta, është si një lloj aventure ku jeni hidhërua dhe keni kuptuar se ju do të jeni pjesë e asaj gjykate”, ka thënë Kadaj-Bujupi, duke shtuar se kjo po bëhet për interesa të dy-tre individëve e jo për interesa shtetërore.

Kadaj- Bujupi ka theksuar se Gjykata Speciale është e padrejtë, është dëmi më i madh për Kosovën, por që është problem të bëhet shfuqizimi i saj pasi që është pjesë e Kushtetues.

Ajo ka theksuar se sikurse për çdo gjë tjetër që kjo qeveri varet nga Lista Serbe, edhe shfuqizimi i Gjykatës Speciale është i varur nga ta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori