Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënë e tij dhe dajën.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 12:30, në Kaçanik.


Siç thuhet në raport, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/