LAJMI I FUNDIT:

I ka skaduar licenca e trajnerit, Ancelotti thotë se ka një keqkuptim nga UEFA

I ka skaduar licenca e trajnerit, Ancelotti thotë se ka një keqkuptim nga UEFA

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka këmbëngulur se ka pasur një ‘keqkuptim’ me UEFA-n lidhur me licencën e tij të trajnerit, pasi ai tashmë kishte kryer një kurs për trajner në tetor.

Historia doli muajin e kaluar, ku thuhej se Ancelottit i kishin skaduar licencat e trajnerit më 31 dhjetor, kështu që teknikisht ai nuk do të lejohej të ulej në stolin e Real Madridit.

Për të rinovuar licencën, ai do të duhej të kalonte një provim, gjë që dukej pak e çuditshme për dikë që ka mbi 1200 ndeshje garuese dhe 21 trofe duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Serie A, Ligën Premier, Bundesligën dhe Ligue 1.


“Unë jam dikush që përpiqet të ndjek rregullat, edhe nëse jo gjithmonë e mundohem ta menaxhoj, kështu që mendoj se ky ishte një keqkuptim”.

Me mbi 1.200 ndeshje të drejtuara e 21 trofe të mëdha – UEFA i kërkon Ancelottit të hyjë në provim për trajner
Lexo po ashtu Me mbi 1.200 ndeshje të drejtuara e 21 trofe të mëdha – UEFA i kërkon Ancelottit të hyjë në provim për trajner

“Licenca do të skadonte, por për fat të mirë shoqata e trajnerëve spanjollë më lejoi të bëja një kurs në tetor, kështu që duhet të ketë mungesë komunikimi me UEFA-n”, ka thënë Ancelotti për Corriere dello Sport.

Nuk dihet se çfarë hapi do të marr UEFA, ndërsa Ancelotti është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit.

62-vjeçari e nisi karrierën si trajner te Reggiana në vitin 1995, duke vazhduar të drejtonte klube si Parma, Juventus, Milan, Chelsea, PSG, Real Madrid, Bayern Munich, Napoli dhe Everton./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori