LAJMI I FUNDIT:

Ka shëruar mijëra njerëz nga kanceri dhe pohon se këtë e ka bërë vetëm me vaj kanabisi

Ka shëruar mijëra njerëz nga kanceri dhe pohon se këtë e ka bërë vetëm me vaj kanabisi

Vaji i kanabisit është përdorur me shekuj të tërë, por ishte ndaluar në gjysmën e dytë të shekullit 20-të, si rezultat i rritjes prej miliarda dollarëve të industrisë farmaceutike.

Rick Simpson është inxhinier mekanik dhe doktor autodidakt, i cili ishte diagnostikuar me kancer të lëkurës në vitin 2002 dhe atë sëmundje e kishte luftuar duke e përdorur këtë vaj të mrekullueshëm. Ditëve të sotme, ai njihet si një nga aktivistët më të mëdhenj në botë për legalizimin e vajit të kanabisit, me të cilin ka shëruar mbi 5,000 njerëz.


Për këtë person, ose të paktën për vajin e kanabisit, mund të keni dëgjuar së fundmi edhe në Kosovë, por se a duhet përdorur si trajtim për sëmundje të ndryshme, kjo është çështje tjetër të cilën rekomandohet ta diskutoni paraprakisht me profesionistët mjekësorë.

Ai ka marrë pjesë edhe në një debat të organizuar në Beograd, Serbi, ku ka theksuar se vaji i kanabisit mund të shërojë një sërë sëmundjesh, siç është diabeti, arterioskleroza, epilepsia, astma, dhe disa nga llojet më vdekjeprurëse të kancerit.

“Unë gjithmonë u them njerëzve – kanabisi do t’ju shërojë dhe menjëherë do të bindeni se është ilaçi më i mirë në botë”, ka rrëfyer ai.

Ishte viti 2002. Doktorët kishin hequr dorë nga unë sepse kisha pasur më shumë se një operim të pasuksesshëm dhe pasi që kam qenë duke studiuar bimët me vite të tëra, një ditë isha duke i shikuar plagët e mija në pasqyre dhe mu kujtua një studim nga Universiteti i Virginias ku thuhej se THC – komponent aktiv i kanabisit – mund ta shërojë kancerin. Pas kësaj morra vajin e kanabisit dhe i hodha disa pika direkt në plagët e mia.

Ditëve të para nuk kam vërejtur ndonjë rezultat, por kështu kam vazhduar disa ditë radhazi derisa pas katër ditëve i kam hequr fashat dhe nuk mund t’u besoja syve – plagët më nuk ishin aty, ndërsa lëkura më ishte rigjeneruar. Menjëherë fillova t’u flasë njerëzve rreth mënyrës se si e kam shëruar kancerin e lëkurës me vaj kanabisi dhe çdo person qeshte me mua, por 11 vite kanë kaluar dhe kanceri ende nuk më është rikthyer”.

Pra, qysh para 11 viteve Simpson kishte vendosur t’u ndihmojë njerëzve që kanë nevojë për një ilaç të tillë dhe puna e tij kishte rezultuar që mijëra njerëz të shpëtojnë nga sëmundja e kancerit. Rasti i tij i fundit kishte qenë një 80 vjeçar, i cili kishte qenë në prag të vdekjes si pasojë e kancerit të mushkërive.

Për të krijuar vaj sa më kualitativ të kanabisit, Rick kishte filluar të kultivojë vet kanabis, edhe pse policia ia kishte bastisur pronat katër herë brenda tri viteve.

Rick tregon se asnjëherë gjatë jetës së tij nuk ka shitur bari (kanabis), por vetëm vaj kanabisi, dhe recetën e këtij ilaçi mund ta gjeni shumë lehtë duke kërkuar në internet.

Sipas tij, përgatitja e këtij ilaçi është shumë e lehtë, ndërsa thotë se asnjëherë nuk është vonë për pacientët të fillojnë trajtimin me këtë metodë alternative. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori