LAJMI I FUNDIT:

Ka rrjedhur një imazh që e shfaqë nga afër Chevrolet C8 Corvette

Ka rrjedhur një imazh që e shfaqë nga afër Chevrolet C8 Corvette

Me afrimin e prezantimit, filloi eshe shfaqja e dukjes që do të ketë

Deri më tani, modelin C8 Corvette e kemi parë në disa fotografi të spiunuara, ndërsa disa prej tyre ishin nga vet Chevrolet, por nuk vërehej mirë dukja që do të ketë, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, kësaj i ka ardhur fundi, meqë ka rrjedhur një imazh që e shfaqë nga afër këtë makinë të re.

Në llogarinë Corvette Forum në Instagram, është shpërndarë imazhi, që tregon tërësisht pjesën e pasme të këtij modeli, që duket se është përfunduar në tërësi.

Rezolucioni i fotografisë është tepër i dobët, por me rëndësi është vërtetësia, sepse krahasuar me makinën e kamufluar, duket se ka linja të njëjta.

Tani që ka mbetur rreth një javë të prezantimit të Chevrolet C8 Corvette, pritet të kemi edhe imazhe edhe më të mira. /Telegrafi/