LAJMI I FUNDIT:

A ka përparësi kalimi vetura e policisë në këtë kryqëzim?

A ka përparësi kalimi vetura e policisë në këtë kryqëzim?

Shikoni situatën e trafikut në foto, pastaj përpiquni të jepni përgjigjen në më pak se një minutë…

Në kryqëzimin, ku qarkullimi rregullohet me shenja trafiku dhe sinjalistikë horizontale, kryqëzohen rrugët me përparësi dhe ato pa përparësi.


Kushtojini vëmendje shenjave të trafikut dhe drejtimeve të lëvizjes së automjeteve, prandaj mendoni për rendin në të cilin do të lëvizin veturat nëpër kryqëzim, transmeton Telegrafi.

Me shpejtësi të plotë ose me shumë kujdes: Çfarë duhet të bëjë shoferi i kamionit për të kaluar në mënyrë të sigurt nëpër kryqëzim
Lexo po ashtu Me shpejtësi të plotë ose me shumë kujdes: Çfarë duhet të bëjë shoferi i kamionit për të kaluar në mënyrë të sigurt nëpër kryqëzim

Përgjigje:

Veturat jeshile dhe portokalli, si dhe vetura e policisë, lëvizin në rrugë me përparësi. Si dy veturat e para, qëndrojnë në rrugë me të drejtë përparësie dhe pasi kryejnë kthesën, kalojnë të parat nga kryqëzimi.

Vetura e policisë këtu është pjesëmarrëse e zakonshme në komunikacion, pasi nuk ka të ndezur dritën rrotulluese. Fillon e dyta, pasi lëviz nga rruga me të drejtë kalimi në rrugë pa atë të drejtë.

E fundit që kalon është vetura blu, e cila nga rruga pa të drejtë kalimi kthehet në rrugë me të drejtë kalimi. /Telegrafi/