LAJMI I FUNDIT:

Ka përfunduar faza e rregullt në Superligën e Femrave – 20 fitore për Bashkimin

Ka përfunduar faza e rregullt në Superligën e Femrave – 20 fitore për Bashkimin
(Foto: basketbolli.com)

Superliga e Femrave ka mbyllur serinë e rregullt prej 20 xhirove. Në ndeshjet e xhiros së fundit fituan favoritet, kështu duke e paralajmëruar njëra-tjetrën para fazës ‘play off’.

Bashkimi mbyll xhiron e rregullt me 20 fitore në po aq ndeshje të zhvilluar. Në javën e 20-të vajzat nga Prizreni u takuan me Vëllaznimin, ku ndeshja u mbyll me rezultat 69-101. Vajzat e Gjakovës këtë edicion mbyllën garat në pozitën e fundit me vetëm dy fitore dhe 18 humbje.

Për fitoren e xhiros së 20-të te Bashkimi u dalluan Taliyah Hopkins 31 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime, e cila u ndihmua nga kapitenia Aulona Muhadri me 17 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.


(Foto: basketbolli.com)

Fitore të lehtë arriti edhe Prishtina në shtëpi duke mposhtur United Basketball me shifra 70:42. Prishtinaset e mbyllin edicionin e rregullt në vendin e dytë me 16 fitore dhe katër humbje të cilat ia ka shkaktuar Bashkimi.

Kurse vajzat nga Gjilani të cilat luajtën për herë të parë në elitën e Superligës patën paraqitje të mirë gjatë sezonit, të cilat regjistruan katër fitore dhe 16 humbje. Më të dalluarat te Prishtina në këtë ndeshje ishin Diellza Dekaj me 15 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime dhe Enxhi Xhanaj nëntë pikë, 14 kërcime dhe tre asistime.

Trepça dhe Penza ishte ndeshja e fundit e cila mbylli edicionin e rregullt, ku mitrovicaset u mposhtën në “Minatori” me rezultat 58-71.

Vashat nga Peja këtë vit kanë arritur 12 fitore dhe tetë humbje, kështu duke e mbyllur edicionin në vendin e tretë, ndërsa vajzat e Mitrovicës janë renditur në vendin e katërt më gjashtë fitore dhe 14 humbje. Më e mira te Penza ishte kapitenia Jeta Zeka me 21 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime.

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori