“Sapo keni kaluar Pelen si fituesi më i mirë i Topit të Artë, keni tetë, kundrejt shtatë për Mbretin e Futbollit. E keni imagjinuar një ditë në jetën tuaj?”.
Fjalët erdhën nga goja e një gazetari të TNT Sports Brasil në gala të së hënës dhe iu drejtuan Lionel Messit, i cili u përgjigj se ishte një nder të kishe një numër të tillë çmimesh. Por, pyetja nuk kaloi pa u vënë re në rrjetet sociale dhe ngjalli dyshime: A i ka Pele 7 Topa të Artë?
Çuditërisht, disa portale braziliane dhanë lajmin të hënën se La Pulga e kishte kaluar ish-futbollistin që vdiq në fund të vitit të kaluar. “Messi e kalon Pele”, ishte titulli i lajmit UOL Esporte dhe madje edhe revista Placar gjithashtu i bëri jehonë këtij momenti historik, ose Terra raportoi se “Messi theu rekordin e Peles”. Në arkiv ka shkrime të publikuara nga media të tjera, si Lance apo edhe vetë klubi Santos, të cilat prej kohësh pohojnë se ish-golashënuesi që fitoi tre Botërorë mbante një numër të pazakontë çmimesh.
Megjithatë, nëse shikoni historinë e çmimit të dhënë nga revista France Football, nuk ka asnjë të dhënë që Pele të jetë shpërblyer me këto çmime. Pra, si është e mundur që ka disa analistë që thonë se Pele ka shtatë Topa të Artë?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet shpjeguar se çmimi filloi të jepej në vitin 1956 dhe se deri në vitin 1995 u kualifikuan vetëm lojtarët me kombësi evropiane që luanin në një ligë të Kontinentit të Vjetër. Kështu kishte vendosur ish-drejtori i revistës franceze Gabriel Hanot. Për këtë arsye, në atë periudhë të vetmit amerikano-jugorë që e fituan atë ishin argjentinasi Alfredo Di Stefano (1957 dhe 1959), sepse kishte pasaportë spanjolle dhe ishte yll i Real Madridit dhe Omar Sivori (1961), i cili kishte nënshtetësi italiane dhe spikati për Juventusin.
Pasi u ndryshua rregulli, në 1995, ishte Ronaldo Nazario ai që doli në skenë në Paris në 1997 për të thyer traditën dhe për të pozicionuar mbi të gjitha Amerikën e Jugut, diçka që do të përsëritej pak më vonë me Rivaldon në 1999, Ronaldo përsëri në 2002, Ronaldinho në 2005, Kaka në 2007, dhe në fund Lionel Messi në 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023.
Por, ku shfaqet emri i Peles? Për këtë duhet të kthehemi në vitin 2016, kur France Football lançoi një edicion special të revistës së tij për 60 vitet e Topit të Artë të parë. Në atë lloj enciklopedie prej më shumë se 150 faqesh kishte informacion për secilin nga botimet e çmimit prestigjioz dhe gjithashtu një analizë të veçantë.
Duke shfrytëzuar përvjetorin e krijimit të çmimit, specialistët e medias franceze vendosën të analizojnë se çfarë do të kishte ndodhur nëse mes viteve 1956 dhe 1995 do të merreshin parasysh paraqitjet e lojtarëve joevropianë. Në këtë mënyrë, ata pranuan në një artikull se ishin pesë amerikano-jugorë që kishin arritur në krye të renditjes: Garrincha në 1962, Mario Kempes në 1978, Romario në 1994, Diego Maradona në 1986 dhe 1990 dhe Pele në 1958, 1959, 1960, 1961, 1963, 1964 dhe 1970.
Është ai artikull i publikuar nga France Football që bëri që disa gazetarë dhe media braziliane të pretendojnë se O Rei ka shtatë Topa të Artë, por në realitet nuk ka asnjë.
Edhe në vitin 2014, kur revista franceze ishte në aleancë me FIFA-n, Pele iu dha një Topi i Artë nderi për lojtarin më të mirë të shekullit të 20-të në shenjë vlerësimi për nivelin që tregoi kur nuk u kualifikua për të fituar çmimin. Diçka e ngjashme ndodhi me Maradonën në vitin 1995.
Kush e fitoi Topin e Artë në ato vite?
1958 Raymond Kopa (Francë).
1959 Alfredo Di Stefano (Argjentinë-Spanjë).
1960 Luis Suarez (Spanjë).
1961 Omar Sivori (Argjentinë – Itali).
1962 Josef Masopust (Republika Çeke).
1963 Lev Yashin (Bashkimi Sovjetik).
1964 Denis Law (Skoci).
1970 Gerd Muller (Gjermani).
1978 Kevin Jeegan (Angli).
1986 Igor Blenov (Ukrainë).
1990 Lothar Matthaus (Gjermani).
1994 Hristo Stoichkov (Bullgari). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës