LAJMI I FUNDIT:

Ka pasur lidhje me femrat më të famshme – Pete Davidson pranon se është madhësia e ‘burrërisë’ së tij ajo që i tërheq vajzat te ai

Ka pasur lidhje me femrat më të famshme – Pete Davidson pranon se është madhësia e ‘burrërisë’ së tij ajo që i tërheq vajzat te ai

Pete Davidson konfirmoi madhësinë e shumëpërfolur të burrërisë së tij dhe vlerësoi ‘energjinë e madhe’ me suksesin që ka pasur duke qenë në lidhje me disa femra të famshme – dhe këtë e ka treguar miku i tij i ngushtë, Jay Pharoah.

Diskutimet mbi madhësinë e organit të tij gjenital kanë qenë të përhapura që kur ish-i i tij, këngëtarja Ariana Grande pretendoi madhësia në fjalë ishte 25 centimetra.

Ndërkohë aktori Jay Pharoah, 35 vjeç, tha në emisionin “The Jess Cagle Show” të SiriusXM se Pete ia konfirmoi atij se ishte në fakt 22 centimetra, shkruan DailyMail.


Jay tha për partneret e Petes si Kim Kardashian dhe Kate Beckinsale: “Unë e lavdëroj Peten. Unë e lavdëroj Peten”.

“Ka diçka në salcë. Ai mori diçka, në rregull. Ai mori diçka brenda. Kështu që unë flas me të, i thashë: ‘Pet, burrë, çfarë është?’ I thashë, “A mund ta di, çfarë është, çfarë keni bërë? Si e bën që i bën të gjitha për fete?”.

“Dhe ai më tha se çfarë ishte. Është dhurata e tij. Ai e konfirmoi duke më thënë: ‘Po vëlla, është 22 centimetra’. Unë thashë: “Çfarë? Kjo është çmenduri”, tregoi Jay.

“Dua të them, mund të kesh një gjë të madhe gjithë ditën. Ju mund të menaxhoni biznesin gjatë gjithë ditës”, tha më tej aktori.

Në vitin 2018, e fejuara e atëhershme e Pete Davidsonit, Ariana u mburr në mënyrë të famshme për madhësinë e burrërisë së komedianit në Twitter.

Intervista e Jayt vjen pak kohë pasi Kim dhe Pete u zbuluan se nuk po rindeznin romancën e tyre dhe nuk kishin qenë në komunikim prej kohësh.

Javën e kaluar u pretendua se 42-vjeçarja Kardashian dhe aktori ishin përsëri në kontakt tre muaj pas ndarjes së tyre.

Megjithatë, Kim dhe Pete ende nuk janë në komunikim dhe nuk e kanë parë njëri-tjetrin, një burim i afërt me ish-çiftin ia tha TMZ-së të mërkurën në mëngjes këtë gjë.

TMZ e pyeti gjithashtu burimin nëse besonin se ish-çifti i famshëm do të riktheheshin bashkë, pasi ai u përgjigjën se ishte “shumë e pamundur”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Këngëtari Genc Prelvukaj nuk arrin të bëhet deputet, por falënderon mbështetësit për 12 mijë vota në zgjedhje

Këngëtari Genc Prelvukaj nuk arrin të bëhet deputet, por falënderon mbështetësit për 12 mijë vota në zgjedhje

Magazina
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Drenusha Latifi: Unë ia dërgova Atillës fëmijët në burg për t'i takuar kur ai ishte i dënuar, e ndërsa ai nuk mi solli mua në Big Brother

Drenusha Latifi: Unë ia dërgova Atillës fëmijët në burg për t'i takuar kur ai ishte i dënuar, e ndërsa ai nuk mi solli mua në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori