Aktori me origjine meksikane, Sergio Calderon, ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare në një spital në Los Angeles të Kalifornisë.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familja, ndërsa thuhet të jetë vdekur nga shkaqe natyrore.


Edhe pse ishte pranuar në një spital në Los Angeles për shkak të pneumonisë, në njoftimin e familjes thuhet se ka vdekur nga shkaqe natyrore.

sergioi1 (Foto: Sony Pictures)

Ai ka lënë pas vetes bashkëshorten Karen Dakin, dy fëmijët Patrick e Johanna, si dhe nipat Krishnaavi e Emiliano dhe mbesën Victoria.

Rolet e tij më të njohura kanë qenë koka e tij në një shkop në “Men in Black” (1997), si edhe ai i kapitenit Eduardo Villanueva në “Pirates of the Caribbean: At World’s End” (2007).

Calderon ka qenë i njohur edhe për pjesëmarrjen në serialin e popullarizuar “The A-Team”. /Telegrafi/

calderon (Foto: Marca)