LAJMI I FUNDIT:

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare krijuesi i konsolës së njohur Nintendo

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare krijuesi i konsolës së njohur Nintendo

Masayuki Uemura, një pionier japonez i lojërave kompjuterike, konzolat e të cilit janë shitur në miliona njësi në mbarë botën, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Uemura lindi më 20 qershor 1943 në Tokio dhe iu bashkua Nintendo në vitin 1971 dhe më pas zhvilloi konsolën e tij të parë në shtëpi – Color TV Game.


Që në vitin 1988, ai filloi punën për krijimin e Super Famicom, dhe më pas versionin e tij perëndimor, Super Nintendo Entertainment System (SNES).

Ai gjithashtu zhvilloi shtojcën Satellaview për Super Famicom.

Ai u largua nga Nintendo në vitin 2004 dhe filloi të punojë si profesor në Universitetin Ritsumeikan, dhe më pas themeloi Qendrën për Studime të Lojërave (RMSG) ku ka punuar si drejtor që nga viti 2011. /Telegrafi/