LAJMI I FUNDIT:

Ka kontratë milionëshe, gjithë sezonin është i lënduar – por çfarë është duke ndodhur me Phil Jones

Ka kontratë milionëshe, gjithë sezonin është i lënduar – por çfarë është duke ndodhur me Phil Jones

Mbrojtësi i Manchester United, Phil Jones nuk është në listën e skuadrës së klubit në programin zyrtar, pavarësisht se është ende i kontraktuar.

Anglezi  ka qenë një lojtar i United për më shumë se një dekadë pasi u bashkua nga Blackburn në vitin 2011 për një tarifë prej 20 milionë euro.

Por, vitet e fundit ai mezi ka luajtur për shkak të problemeve të vazhdueshme në gju.


Phil Jones i padëshiruar në zhveshtoren e United
Lexo po ashtu Phil Jones i padëshiruar në zhveshtoren e United

Ai kaloi gati dy vjet pa u paraqitur para se të luante 90 minuta në humbjen 1-0 të United në shtëpi ndaj Wolves në janar 2022.

Jones luajti mirë dhe mezi mbajti lotët ndërsa mbështetësit e United brohorisnin emrin e tij. Ai vazhdoi të luajë edhe tre herë të tjera, duke përfshirë një fillim të papritur kundër Liverpoolit, por ka ngecur përsëri dhe nuk është paraqitur fare këtë sezon nën drejtimin e Erik ten Hag, për të cilin thotë se nuk ka qenë as në dispozicion për t’u stërvitur që kur mori drejtimin e skuadrës në qershor.

“Për të gjithë sezonin ai është i lënduar. Nuk mund të them nëse Jones do të luajë përsëri këtë sezon”, ka thënë Ten Hag në një konferencë të fundit për shtyp.

Image: Alamy

“Ajo që mund të them është se ai nuk është i disponueshëm për stërvitje që nga dita e parë e stërvitjes këtë sezon, kështu që mendoj se nuk ka një mundësi që ju të rikuperoheni shpejt dhe të jeni në dispozicion”.

I hequr nga skuadrat e Ligës Premier dhe Ligës së Evropës në shtator, emri dhe numri i Jones nuk figurojnë as në programet e klubit.

Të gjitha lajmet nga Phil Jones
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Phil Jones

Emri i Jones ishte i pranishëm në katër ndeshjet e para në Theatre of Dreams, por sipas Manchester Evening Neës, përfshirja e fundit ishte fitorja 1-0 ndaj Omonia Nicosia në tetor.

Sir Alex Ferguson dikur paralajmëroi Jones që të bëhej “lojtari më i mirë ndonjëherë” i United, por ai tani pothuajse me siguri ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin, me kontratën që i skadon në verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori