Barcelona ende nuk është dorëzuar për titullin në La Liga, përkundër diferencës prej tetë pikëve.

Megjithatë katalunasit qysh tani kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri, ku para se të përforcohen synojnë të shesin disa nga yjet e saj.


Ansu Fati është një nga futbollistët më të talentuar që ka dalë nga La Masia, por nuk i ka arritur pritshmëritë edhe për shkak të lëndimeve.

Sulmuesi spanjoll është i huazuar te Brighton në Ligën Premier, derisa nuk pritet të rikthehet në Kataluni.

Përkundër se ka një klauzolë largimi nga Barcelona prej 1 miliardë eurove, katalunasit i kanë vendosur një çmim modest sulmuesit anësorë.

Ansu Fati 1

Blaugranat janë të gatshëm ta lejojnë Fatin të largohet nëse vije një ofertë prej 40 milionë eurove në klub.

Fati deri më tani ka zhvilluar 18 ndeshje me fanellën e skuadrës angleze ku ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

telegrafi sport app