LAJMI I FUNDIT:

Ka humbur 20 kilogramë dhe ka tendosur vithet me një ushtrim: Çdokush mund ta bëjë këtë në shtëpi! (Video)

Ka humbur 20 kilogramë dhe ka tendosur vithet me një ushtrim: Çdokush mund ta bëjë këtë në shtëpi! (Video)

Adhurueset më së shumti ia kanë pasur lakmi për shkak se me humbjen e kilogramëve ka arritur të ketë edhe vithe seksi, andaj ylli i skenës ka zbuluar sekretin e ushtrimit me të cilin ka arritur rezultate të përsosura.

Khloe Kardashian një kohë të gjatë ka luftuar me tepricën e kilogramëve dhe nuk ishte e kënaqur me dukjen e vet, ndërkaq tani është krenare me linjën e vet.


Regjimi i veçantë i ushqimit dhe ushtrimi i përditshëm kanë bërë që Kloe t’i heqë pothuajse 20 kilogramët e tepërt.

Kloe Kardashian, ka zbuluar sekretin e ushtrimit me të cilin ka arritur rezultate të përsosura:

“Mbështetuni me shpinë për muri dhe imagjinonin që jeni ulur në një karrige të padukshme, ndërkaq shputat le t’ju shërbejnë si bazë. Në duar mbani peshat dhe shtrëngoni mbi gjunjë, dhe në atë pozitë qëndroni për fillim së paku 15 sekonda. Më vonë do të mund të qëndroni edhe më shumë se një minutë”, këshillon Khloe.

Shikoni videon se si bëhet ky ushtrim:

/Telegrafi/