LAJMI I FUNDIT:

Ka filluar Gumball 3000, veturat luksoze përfunduan kalimin nëpërë Tiranë (Video)

Ka filluar Gumball 3000, veturat luksoze përfunduan kalimin nëpërë Tiranë (Video)

Nga Mikonos i Greqisë deri në Ibiza të Spanjës, ky është udhëtimi prej 3,000 miljesh veturave luksoze, pjesë e Gumball 3000 që po zhvillohet këtë vit.

Kryeqyteti i Shqipërisë, ka qenë ndalesa aktivitetit sportiv, ku marrin pjesë vetëm 100 makina luksoze, transmeton Telegrafi.


Shumë njerëz kanë dalë rrugëve të Tiranës, që të shohin nga afër këto super-makinat, që ishin prodhuar nga disa prej kompanive më të fuqishëm në industri.

Gjatë mesditës, veturat kanë bërë rrathë të shpejta në sheshin “Skendërbej”, ndërsa të tjera qëndruan anash dhe u shfrytëzuan për fotografi.

Me të përfunduar, kolona e veturave është nisur për në Porto Montenegro të Malit të Zi, ndërsa më pas vazhdon në Venedik dhe Monako.

Si pjesë e Gumball 3000, janë paraparë edhe ahengje të shumta në jahte dhe hotele lukoze, pasi do të kalohet kryesisht nëpër qytete bregdetare. Para dy vitesh, veturat kanë kaluar nëpër Shkodër.

Në uebfaqen zyrtare të Bumball 3000, ende nuk ka pamje zyrtare të këtij aktiviteti nga Tirana, por pritet të shpërndahen ditëve në vijim.

Numti i veturave që po marrin pjesë në këtë edicion, ka qenë i limituar në 100, derisa për secilën është dashur të paguhen nga 50 mijë funte, ndërsa anëtarët e Gumball paguan 5,000 më pak. /Telegrafi/