LAJMI I FUNDIT:

Ka filluar faza e Play-Off në turneun e CS:GO IEM Rio Major në Brazil

Ka filluar faza e Play-Off në turneun e CS:GO IEM Rio Major në Brazil
(Foto: HLTV)

Tashmë kanë mbetur vetëm tetë ekipeve në turneun IEM Rio Major në Rio de Janeiro të Brazilit, të cilat po garojnë për një grup çmimesh prej 1.2 milion dollarësh.

IEM Rio Major është turneu më i madh i cili organizohet në kuadër të CS:GO, ku ekipet më të mira të botës garojnë për çmimin e parë prej 500.000 dollarësh.

Edhe pse pati befasi të shumta gjatë këtij turneu, finalisti i Majorit të kaluar ekipi Na’Vi arriti që të futet në tetëshen më të mirë.


Pas një dite pushimi tani ekipet do të garojnë në ndeshjet e çerekfinales, ku ndeshja e parë tashmë ka filluar ndërmjet fnatic dhe Outsiders.

(Foto: HLTV)

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Na’Vi dhe ekipit vendas FURIA, ku nuk do të mungojë as publiku në sallën  Jeunesse Arena.

Më poshtë e gjeni orarin e ndeshjeve çerekfinale:

Ndeshjet të cilat zhvillohen sot (e enjte)

fnatic – Outsiders (duke u zhvilluar)
21:30 MOUZ – Cloud9

Ndeshjet të cilat zhvillohen nesër (e premte)

18:00 Spirit – Heroic
21:30 Na’Vi – FURIA

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Ndërkombëtare
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Premier League
Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

La Liga
Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për dy yjet e Real Madridit

Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për dy yjet e Real Madridit

Premier League
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Kalo në kategori