LAJMI I FUNDIT:

KA DIÇKA SI DHIMBJE NË KËTË DHOMË

KA DIÇKA SI DHIMBJE NË KËTË DHOMË

Poezi nga: Amelia Rosselli
Përktheu: Astrit Lulushi

Ka diçka si dhimbje në këtë dhomë,
Kapërcyer, por pesha e objekteve ndjehet,
Duke nënkuptuar rëndesë dhe humbje.
Ka diçka si të kuqe në pemë,
Por baza e llambës është portokalli
Blerë në vende që nuk dua t’i kujtoj
Sepse edhe ato peshojnë.
Uria e tjetrit s’mund të kuptohet
Burimet janë stilizuar
Saktë për ato që duan
Ndryshimin e fatit të burrave
të ndarë nga zhurmat..