“Ka ardhur në shtëpi i dehur” – Gruaja e Dani Alves konfirmon detaje interesante në gjyq

Dita e dytë e gjyqit të Dani Alves mbi akuzat për dhunim u zhvillua sot (e martë). Partnerja e Alves, Joana Sanz, ka dhënë dëshmi, duke treguar vendndodhjen e saj gjatë kohës kur dyshohet se ka ndodhur incidenti (30 dhjetor 2022).
Siç raporton mediumi katalan SPORT, Sanz e cila momentalisht jeton e ndarë nga ish-ylli i Barcelonës, ka zbuluar pjesë të bisedave që ajo kishte me Alves gjatë ditës kur dyshohet se ndodhi incidenti, dhe ajo gjithashtu tregoi gjendjen në të cilën ishte ai kur u rikthye në shtëpi në orët e para të mëngjesit.
“Në WhatsApp unë e pyeta atë nëse do të vinte për darkë dhe ai tha jo. Më vonë, nuk më kujtohet. Ai erdhi në shtëpi shumë i dehur, kundërmonte alkool. Ai u përplas me dollapin dhe ra në krevat. Në gjendjen në të cilën erdhi në shtëpi, unë mendova se do të ishte më mirë që ta lë kur ai të zgjohet”, ka thënë Sanz.
Marrëdhënia e Sanz me Alves ka qenë temë e shumë spekulimeve, që prej se braziliani u arrestua në janar të vitit të kaluar.
Raportimet shtojnë se një divorc mes palëve tashmë ishte në plan, ani pse Sanz e mohoi këtë gjatë dëshmisë së saj.
Alves vazhdon të qëndrojë i pafajshëm mbi akuzat që janë ngritur ndaj tij dhe nesër (e mërkurë), ai do të flasë në gjyq për të dhënë versionin e tij se si ka ndodhur ngjarja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit