Ndonëse profesori Bujar Dugolli, e konsideron që draft-statuti i fundit i Asociacionit të komunave më shumicë serbe është më i avancuari që ka qarkulluar deri më tani. Për avokatin Valdet Hoxha i njëjti draft përmban elemente ekzekutive.
Dugolli ka thënë se ky draft-statut i Asociacionit nuk ka elemente ekzekutive të pushtetit jashtë komunal.
Por kështu nuk mendon edhe avokati Hoxha.
“Për serbët çdo dokument që nuk nënshkruhet nga ta, nuk është i vlefshëm. Në vazhdimësi e kundërshtojnë nënshkrimin dhe japin premtime të rreme gojore se përkrahin marrëveshjet dhe janë të gatshëm për t’i zbatuar ndërsa në praktikë i sfidojnë edhe ato pak premtime që i kanë bërë nga procesi i dialogut ndërsa vazhdojnë ta sulmojnë Kosovën gjoja kjo e fundit nuk po i mbështet marrëveshjet e Brukselit”.
“Kjo është një lojë e Vuçiqit, i cili po vazhdon në avazin e vjetër dhe nuk pritet që para se të përfundojnë zgjedhjet atje që të ketë ndonjë lëvizje. Në raportime atë që kanë qarkulluar edhe drafte të tjera, mendoj që ky i publikuari nga z. Ramadani, mendoj që është drafti më i avancuar që ka qarkulluar deri më tani. Ky nuk është përfundimtari dhe nuk është draft-statut as i Albin Kurtit as i Qeverisë së Kosovës por i BE-së që mbështetet edhe nga SHBA-të”, tha Dugolli, në RTV Dukagjini, profesori .
Sipas Dugollit, me këtë draft, komunave nuk i merren asnjë kompetencë për t’iu bartë ndonjë institucioni tjetër.
“Nuk ka elemente ekzekutive të pushtetit jashtë komunal. Komunat kanë pushtet ekzekutiv mbi të drejtën e ligjit për vetëqeverisje lokale por nuk kanë pushtet ekzekutiv mbi komunal. Me këtë draft, komunave nuk i merren asnjë kompetencë për t’i bartë në ndonjë institucion tjetër. Nuk mund t’i merren kompetencat komunës dhe të koncentrohen në një mekanizëm që nuk është komunë”.
“Ka një rol koordinues të ndërveprimit komunal. Nuk ka asgjë nga ajo që i lejohet me Kushtetutë dhe me ligjin e vetëqeverisjes lokale dhe të gjitha ato që thirren janë në përputhje me këtë”, shtoi ai.
Kurse avokati Hoxha thotë se fatkeqësisht përgjigja është “po’.
“Ka elemente ekzekutive, fatkeqësisht po se ndryshe nuk do të ishte ky vrull kaq i madh. Nëse e shohim draftin deri në këtë fazë, ai i ka simbolet, flamurin, stemën, kuvendin, mundësi vija direkte të financimit nga Serbia në kuptim të ndihmës është e kamufluar si e tillë, ka aftësi të hapjes së zyrave ndërlidhëse, dhe të gjitha këto nuk do të kishin kuptim pa një pushtet ekzekutiv”, thotë Hoxha.
Sipas tij, duhet të luftohet që të ndryshohet, të amendamentohet në të mirë të funksionimit të shtetit.
“Të kihet kujdes në detaje sepse mjafton një neni cili i jep të drejtë kuvendit që përmes ligjeve speciale t’i amendamentojë përbërjen e statutit dhe pastaj mund të vijmë në një situatë hipotetike, tha ai. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës