LAJMI I FUNDIT:

Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona, do të paraqesin projektin e ri për Superligën Evropiane

Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona, do të paraqesin projektin e ri për Superligën Evropiane

Juventusi, Barcelona dhe Real Madrid po përgatiten të rinisin projektin e tyre të Superligës Evropiane me disa ndryshime kyçe.

Treshja janë klubet e vetme të mbetura dhe ende të përkushtuara ndaj planit, i cili ishte shpallur në prill 2021 dhe u shemb brenda 48 orëve nga një deklaratë që ishte shokuese në atë kohë.

UEFA dhe FIFA janë bashkuar për të bllokuar çdo rrugë drejt ringjalljes së idesë, me klubet e tjera – përfshirë Interin dhe Milanin nga Italia – që janë tërhequr.


Të gjitha lajmet nga Superliga Evropiane
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga Evropiane

Sot në mbrëmje, Telegraph Sport pohon se Juve, Real Madrid dhe Barcelona janë gati të shpallin një tjetër version të garës, i cili do të zëvendësonte Ligën e Kampionëve.

Ndër ndryshimet e bëra është hiqja e strukturën të një ‘lige të mbyllur’, e cila kishte qenë një nga shqetësimet më të mëdha të projektit.

Në vend të kësaj, do të funksionojë me një model kualifikues të bazuar në rezultatet e ligës vendase.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli pritet të prezantojë projektin javën e ardhshme, por UEFA në anën tjetër ka njoftuar se do të ketë financime të reja dhe më të mëdha për konkurrentët e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori