LAJMI I FUNDIT:

Juventusi përgatit marrëveshje shkëmbimi, ofron yllin e ekipit për ‘lojtarin më të mirë të akademisë së Arsenalit’

Juventusi përgatit marrëveshje shkëmbimi, ofron yllin e ekipit për ‘lojtarin më të mirë të akademisë së Arsenalit’

Juventusi thuhet se është i interesuar për mesfushorin e Arsenalit, Charlie-Michael Patino dhe është gati të ofrojë Moise Kean në një marrëveshje shkëmbimi për 20-vjeçarin.

Patino aktualisht është në huazim te Swansea City, por thuhet se ka tërhequr interes nga shumë klube italiane, përfshirë Juventusin.

Sipas gazetës Tuttosport, skautët e Bianconerëve e kanë ndjekur për një kohë të gjatë mesfushorin anglez me pasaportë spanjolle, kështu që gjigantët e Serie A tani janë gati të bëjnë një ofertë për nënshkrimin e tij.


Gazeta italiane raporton se çmimi i kërkuar i Arsenalit është rreth 20 milionë euro dhe Juventusi është gati të ulë kërkesat e Topçinjve duke përfshirë italianin Kean në një marrëveshje shkëmbimi.

Tuttosport shton se Interi ka treguar gjithashtu interes për Patinon, i cili shihet si një trashëgimtar i mundshëm i Hakan Calhanolgu.

Ndërmjetësi italian Michele Fratini ka folur së fundmi për të ardhmen e mesfushorit 20-vjeçar, duke konfirmuar interesimin nga klubet italiane dhe angleze.

“Patino mund të luajë në çdo rol në mesfushë. Ai ka shumë cilësi. Shumë klube angleze e pëlqejnë atë. Ndoshta ai është lojtari më i mirë i Arsenalit në akademi. Nuk e ekzagjeroj kur them se do të luajë në nivelet më të larta nëse gjen klubin e duhur”.

“Arsenali e ka huazuar atë te Blackburn dhe Swansea, por po mendon ta rikthejë atë në qershor. Juventus dhe Milan ? Ai është në agjendën e shumë klubeve, ai është në mesin e 50 lojtarëve të rinj më të mirë në botë”, ka thënë Fratini.

Patino ka shënuar tre gola dhe katër asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Kean, 23 vjeç, nuk ka shënuar ende asnjë gol në 12 paraqitje me Juventusin këtë sezon dhe kontrata e tij në Allianz Stadium skadon në qershor 2025. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori