Juventusi nën drejtimin e Thiago Mottas po vuan në sulm - numrat e rendisin në mesin e ekipeve të poshtme të renditjes

Juventusi ka marr tre barazime radhazi me rezultat 0-0 në kampionat, dhe nurmat pas sulmit nën drejtimin e Thiago Mottas nuk janë ato që kanë pritur. Gjigantët e Serie A, Juventus, pati një fillim bindës të sezonit, duke fituar kundër Como dhe Hellas Verona me rezultat identik prej 3-0 të dy ndeshjet e para të kampionatit. Megjithatë në tre takimet e pas tyre me Romën , Empolin dhe Napolin, të gjitha përfunduan në barazim 0-0, duke i bërë ekspertët të vënë në dyshim taktikat e Mottas.

Juventus ndodhet në vendin e 14-të në Serie A për totalin e goditjeve (53) dhe i 13-ti për gjuajtjet në portë (17). Prekjet brenda kuadratit të kundërshtarëve ishin vetëm 81 (të 17-tit në Serie A), ndërsa harkimet ishin 54 (të 16-tit).





















































