Juventusi është duke kërkuar një portier të ri, pasi nuk besojnë më në cilësitë e Wojciech Szczesny.

Zonja e Vjetër ka kohë që po kërkon një zëvendësues për portierin polak, por që deri më tani pa sukses.


Sipas asaj që raporton Fichajes, Biankonerët duan ta transferojnë Kepa Arrizabalagan në janar, por operacioni është më i vështirë.

uid 9ab7d5684e2ee18fff53cec0ac3df6291631692601121 width 1200 play 0 pos 0 gs 0 height 678 wojciech szczesny fot getty

Chelsea mund ta lejojë largimin e gardianit spanjoll vetëm në verën e ardhshme, derisa kanë paguar për të rreth 85 milionë euro te Athletic Bilbao.

Kepa vazhdon të jetë portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit, mirëpo nuk po luan rregullisht te The Blues.

chelsea goalkeeper kepa arrizabalaga confident he can turn situation around after losing starting role

Vendin e tij e ka marrë Eduard Mendy, që po impresionon me paraqitjet e tij.

Kështu, Juventusi po synon ta transferojë Kepan dhe Chelsea mund të fitojë 40 milionë euro nga kartoni i tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app