Kaio Jorge që po kërkohet nga disa klube me në krye Juventusit është shprehur shumë i lumtur me interesimin, por duke thënë që është mirë te Santos momentalisht. 

Sulmuesi Kaio Jorge ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë dhe ka kontratë me klubin e Santosit deri në vitin 2022.


Juventusi mësohet se po shpreson të firmos me sulmuesin për vetëm 14.5 milionë euro, plus bonuset.

fbl u17 wc 2019 bra mex scaled 1  

“Unë ia lë këto gjëra në dorë agjentit tim. Nuk përfshihem, ai i menaxhon".

“Tani për tani jam shumë i lumtur në Santos dhe dua të vazhdoj, duke u rritur dhe përmirësuar”.

"Çdo ditë mësoj diçka të re dhe bëhem më i fortë", ka thënë 18-vjeçari për Corriere dello Sport.

Braziliani e ndihmoi vendin e tij të fitojë Kupën Botërore U-17 vitin e kaluar, por ende nuk ka shënuar në katër paraqitje në kampionatin brazilian për Santosin. /Telegrafi/

telegrafi sport app