LAJMI I FUNDIT:

Juventusi dëshiron të përfitojë para nga shitja e Higuainit

Juventusi dëshiron të përfitojë para nga shitja e Higuainit
Gonzalo Higuain (Getty Images)

Mediat italiane raportojnë se Juventusi është gati të pranojë oferta prej 50 milionë eurosh për sulmuesin Gonzalo Higuain këtë verë.

Sipas mediumit Sport Mediaset, Juventusi duhet të shesë para se të blejnë disa lojtarë të mëdhenj dhe kanë vendosur të sakrifikojnë Higuainin para Paulo Dybalas.

Binconerët nënshkruan me sulmuesin argjentinas për një rekord të klubit prej 90 milionë eurosh nga Napoli dy vjet më parë, me shpresën se ai mund t’ua sillte atyre lavdinë evropiane dhe trofetë.


Higuain: Dybala duhet të jetë i qetë, mund të bëhet lojtar i madh
Lexo po ashtu Higuain: Dybala duhet të jetë i qetë, mund të bëhet lojtar i madh

Megjithatë, pavarësisht rezultatit prej 55 golave në dy sezone me Bianconerët, ai nuk arriti të ndikojë ndaj Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve së sezonit të kaluar dhe në çerekfinalet e këtij viti.

Higuain edhe përkundër golave, nuk ka arritur të jetë lider i Juves (Getty Images)

Për më tepër, mosha e tij mund të jetë kundër tij, pasi Higuain mbush 31 vjet në fund të këtij vitit.

Mediumi italian raporton se argjentinasi ka destinacione ku mund të transferohet me Paris Saint-Germain që mund ta sjellë atë si zëvendësues të Edinson Cavanit, pasi uruguaiani mund të bashkohet me Atletico Madridin.

Babai i Higuainit fajëson Florentino Perezin për largimin nga Reali
Lexo po ashtu Babai i Higuainit fajëson Florentino Perezin për largimin nga Reali

Higuian mund të përfundoj edhe në Ligën Premier, aty ku Chelsea mund të provojë transferimin e tij pasi nuk po bëhet rehat me sulmues.

Sipas këtij mediumi ndoshta mund të ketë edhe një marrëveshje shkëmbimi me Chelsean pasi Alvaro Morata ka qenë i lidhur me një kthim në Juve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori