Juventusi mund të apelojë kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos kundër Valencias, por nuk pritet të ketë sukses, pasi ata do të duhet të dëshmojnë "një gabim të dukshëm" nga ana e gjyqtarit.

Ylli portugez u largua nga fusha pas 29 minutave lojë në fitoren e mbrëmshme të Juventusit, pasi e goditi dhe e tërhoqi për flokë mbrojtësin Jeison Murillo.


Sipas nenit 9 të rregulloreve të UEFA-s, "vendimet e marra nga gjyqtari në fushën e lojës janë përfundimtare dhe nuk mund të rishikohen nga organet disiplinore të UEFA-s".

Megjithatë, në rastet kur një vendim nga gjyqtari përfshin një gabim të dukshëm atëherë rishikimet e pasojave disiplinore të atij vendimi mund të rishikohen.

ronaldo 2

Për dy kartonë të verdhë, një apel do të ishte i pranueshëm vetëm në rastin e identitetit të gabuar, por për një të kuq direkt, rregullat parashikojnë një gabim të dukshëm të llojeve të tjera.

ronaldo 2 1

Sipas mediumit Sky, Bianconerët do të kërkojnë të apelojnë në bazë se Ronaldo u largua për sjellje të dhunshme, kur në të vërtetë nuk kishte sjellje të dhunshme.

Neni 56 shpjegon se Juventusi duhet të ankohet brenda 24 orëve me shkrim në bordin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës, duke paguar një shumë prej 1,000 eurosh e cila do të rimbursohej vetëm nëse pezullimi i Ronaldos largohet.

Çdo ankesë ka shumë pak gjasa të jetë suksesshme, pasi edhe nëse kartoni i kuq mund të mos ketë qenë i ashpër, nuk ka gjasa të përmbushë kriteret për një "gabim të dukshëm" të gjyqtarit./Telegrafi/

telegrafi sport app