LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen objektivat e transferimit të Allegrit te Juventusi

Zbulohen objektivat e transferimit të Allegrit te Juventusi

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri diskutoi strategjitë e transferimeve të klubit dje (e premte) dhe Paul Pogba dhe Miralem Pjanic thuhet se janë ndër synimet e tij kryesore këtë verë.

Allegri u kthye në Juventus dy vjet pasi u shkarkua. Ai kishte fituar 11 trofe në pesë sezone në Torino para se Maurizio Sarri të emërohej në vend të tij në verën e vitit 2019.

Sipas mediumit italian Il Corriere dello Sport, trajner toskan diskutoi strategjitë e transferimeve të klubit në një takim në selinë e Juventusit të premten.


Raporti konfirmon se Allegri është i hapur për të shitur Cristiano Ronaldon, diçka që ai i kishte sugjeruar klubit pas sezonit të parë të sulmuesit në Torino.

Nga Ronaldo te Chiellini dhe Bonucci- Allegri takon drejtuesit e Juventusit për të përcaktuar planet e transferimeve
Lexo po ashtu Nga Ronaldo te Chiellini dhe Bonucci- Allegri takon drejtuesit e Juventusit për të përcaktuar planet e transferimeve

Paulo Dybala dhe Alvaro Morata do të jenë sulmuesit titullarë të Juves sezonin e ardhshëm, megjithëse argjentinasi po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij. Morata do të mbetet në huazim në Torino për një sezon më shumë, por Juve mund ta bëjë lëvizjen e tij të përhershme për 35 milionë euro në vitin 2022.

Allegri gjithashtu dëshiron një qendërsulmues të ri dhe emra si Dusan Vlahovic dhe Mauro Icardi janë në listën e dëshirave të blerjes nga Bianconerët.

Sipas disa raporteve në Itali, ish-kapiteni i Interit mund të transferohet në Torino në një marrëveshje shkëmbimi me portugezin Ronaldon.

Gianlugi Donnarumma vazhdon të mbetet një objektiv për gjigantët e Serie A, megjithëse Allegri mbështetet te polaku Wojciech Szczesny.

Me Merih Demiral që pritet të largohet, Nikola Milenkovic i Fiorentinës monitorohet gjithashtu nga bardhezinjtë.

Opsionet se si mund të luajë Allegri me Juventusin e tij pa Ronaldon në formacion
Lexo po ashtu Opsionet se si mund të luajë Allegri me Juventusin e tij pa Ronaldon në formacion

Allegri beson se Juventusi duhet të forcojë mesfushën e tyre dhe Pogba dhe Pjanic janë ndër synimet e tij kryesore të transferimit në afatin kalimtar të kësaj vere.

Pjanic mund të largohet nga Barcelona në huazim pasi u bashkua me katalunasit nga Juventusi në një marrëveshje shkëmbimi me Arthur një vit më parë.

Pogba u bashkua me Manchester Unitedin nga Zonja e Vjetër në vitin 2016 në një lëvizje prej 100 milionë eurosh, rekord botëror atë kohë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori