Juventusi është duke synuar transferimin e disa emrave të mëdhenj për edicionin e ri.

Eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve ka bërë që drejtuesit e klubit të dëshpërohen shumë.


Juventus sipas të gjitha gjasave do të mbetet edhe pa trofeun e kampionit, pasi Interi është shkëputur dhe duket se do ta thyej dominimin e tyre.

Desktop UK L1 2021 Aouar Memphis Lyon

Kjo ka bërë që Zonja e Vjetër të mendojë për sezonin e ri, ku në plan ka transferimin e dy futbollistëve nga Lyon.

Memphis Depay ndodhet i pari në listë, me holandezin që do të largohet si lojtar i lirë nga klubi francez.

Zonja e Vjetër synon që ta bind sulmuesin holandez me një kontratë katër vjeçare dhe me një pagë prej shtatë milionë eurove në sezon.

0403 2021 L1 OL Depay Aouar 1

Ndërkohë objektiv tjetër është edhe mesfushori Houssem Aouar që kërkohet prej dy vitesh nga kampioni në fuqi i Italisë.

Afrimi i Aouar duket më i vështirë, pasi torinezët do të duhet të bëjnë një ofertë mbi 50 milionë euro që të bindet Lyon të heqë dorë nga ylli i tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app