Dy gjigantët italianë Roma dhe Juventus janë në kërkim për ta përforcuar repartin ofensivë në afatin kalimtar të janarit.

Të dyja skuadrat kanë një objektiv të përbashkët i cili po bënë shumë mirë në vitin e tij të dytë në Ligën Premier.


Fjala është për sulmuesin portugez Beto i cili u largua verën e kaluar nga Udinese për t'iu bashkuar Evertonit.

Roma dhe Juventus janë duke kërkuar një zëvendësues për Artem Dovbyk respektivisht Dusan Vlahovic dhe Beto është në listën e dëshirave të tyre.

beto 13102024 calciomercatoweb.it 1

Calciomercato ka raportuar se lojtari është i etur për tu rikthyer në Serie A dhe tanimë dy skuadrat po bisedojnë me agjentët e tij.

Megjithatë Giallorosët janë në përparësi për të fituar shërbimet e portugezit, pasi pronarët e Everton dhe të Romës janë të njëjtë dhe kjo mund t'ia lehtësojë transferimin Betos në Olimpico. /Telegrafi/

telegrafi sport app