LAJMI I FUNDIT:

Juventusi afër transferimit të Aouar

Juventusi afër transferimit të Aouar

L’Equipe raporton se Lyoni është i gatshëm që të shesë Houssem Aouarin në afatin kalimtar veror.

Skuadra franceze është duke kërkuar 50 milionë euro për kartonin e lojtarit, e që Juventusi është favoritë për t’i marrë shërbimet e tij.

Mesfushori ka kontratë me Lyonin deri në qershor të viti 2023, derisa rrjedhë nga akademia e klubit, duke bërë që në këtë sezon të vihen në pah cilësitë e tij.


Aouar ka shënuar në këtë edicion nëntë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 37 paraqitje.

Tre gjigantët evropianë në garë të ashpër për Houssem Aouar
Lexo po ashtu Tre gjigantët evropianë në garë të ashpër për Houssem Aouar

Në garë për transferimin e lojtarit është edhe Manchester City, mirëpo Zonja e Vjetër besohet se ka filluar bisedimet edhe me agjentin e lojtarit për t’i bindur ata që të kalojën në Torino.

Lyoni nuk do të heq dorë nga 50 milionët e kërkuar, gjersa skuadra italiane është në garë edhe për Arthur Melon e Barcelonës. /Telegrafi/