Juve vazhdon marshimin në krye (Video)

Juventusi ka regjistruar fitoren e shtatë kampionale duke mposhtur Udinesen me rezultat 2-1.
Skuadra mysafire e nisi shumë mirë sfidën dhe pas gjysmë ore lojë i befasoi Bianconerët para tifozëve të vet.

Ishin pikërisht vizitorët ata që shënuan të parët. Jakub Jankto me një goditje fantastike, bëri që Buffon të mos e ndalte dhe topi përfundoi në rrjetë (30’).
Mirëpo, me kalimin e minutave gjërat ndryshuan dhe rezultati u barazua. Paulo Dybala dërgoi një goditje të fuqishme nga gjuajtja e lirë që u ndal në portë dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.

Rezultati u përmbys në pjesën e dytë. Ishte sërish Paulo Dybala, i cili këtë herë shënoi nga pika e bardhë (51’).
Në vazhdim të ndeshjes, e sidomos në minutat e fundit, lojtarët e Udines u përpoqën që ta barazonin rezultatin por nuk ia dolën.
Juventusi vazhdon kryesimin në Serie A me 21 pikë, katër më shumë se Roma që pozicionohet në vend të dytë.
Ndeshjen e radhës në kampionatin italian, Zonja e Vjetër e zhvillon kundër Milanit. /Telegrafi/


















































