Juve me ofertë zyrtare për Sanchezin

302:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 26: Alexis Sanchez of Arsenal celebrates after scoring his team's second goal during the UEFA Champions League Group D match between Arsenal and Borussia Dortmund at the Emirates Stadium on November 26, 2014 in London, United Kingdom. (Photo by Jamie McDonald/Getty Images) 12:"Getty Images
Juventusi raportohet se ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.
Kampioni italian, që ishte i lidhur shpeshherë me kilianin, raportohet se e ka vendosur Sanchezin në krye të listës së transfereve për sivjet.
Mësohet se interesimi për 27-vjeçarin është rritur pas largimit të Alvaro Moratas te Reali, dhe tani “Calcio Mercato” raporton se “Zonja e Vjetër” ka bërë edhe ofertë zyrtare.
Sipas raportimit, Juve ka ofruar 30 milionë euro plus bonuse për shërbimet e lojtarit, ndërsa Arsenali kërkon shumë më shumë.
Sanchez, që ka shënuar 17 gola në 41 paraqitje sezonin e fundit, ka kontratë deri më 2018.

Nga
Telegrafi
07/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































