Juventusi e fitoi derbin e Italisë të dielën mbrëma duke e mposhtur Interin në Giuseppe Meazza me rezultat 2-1.

Paulo Dybala e zhbllokoi rezultatin në fillim të ndeshjes (4'), ndërsa më pas Lautaro Martinez e barazoi rezultatin (18') nga pika e bardhë.


Golin e fitores e shënoi Gonzalo Higuain (80'), i cili u inkuadrua në pjesë të dytë, pas një aksioni të gjatë të Bianconerëve.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale janë numëruar pasimet e lojtarëve të Juve dhe mënyra si shënohet goli. Gjestet dhe lëvizjet e Cristiano Ronaldos tregojnë se ai e bën edhe rolin e organizatorit të aksionit.

De Ligt - Bonucci - Pjanic - De Ligt - Alex Sandro - CR7 - Matuidi - Pjanic - Alex Sandro - De Ligt - Bonucci - Cuadrado - Bentancur - Cuadrado - Pjanic - Emre Can - Pjanic - CR7 që hapet për Cuadrado - Bentancur -Pjanic - CR7 - Bentancur që asiston për Higuain - GOL.

/Telegrafi/