Justin dhe Hailey Bieber po mendojnë të largohen nga Hollywood-i mes presionit të famës dhe spekulimeve për martesën e tyre.

Burime pranë çiftit kanë treguar për The US Sun se ata po kërkojnë një vilë në Evropë, në një zonë të qetë dhe private, larg vëmendjes së medieve dhe stresit të jetës në Los Angeles.


Çifti, që u bë prind për herë të parë në gusht, dëshiron një ritëm më të ngadaltë të jetës dhe një ambient më të thjeshtë për të forcuar marrëdhënien e tyre.

96184773 14497873 Justin Bieber and his wife Hailey are reportedly looking to make a 96 1741933282137

Justin, 31 vjeç, ka ngjallur shqetësime mes fansave për shkak të paraqitjeve të tij të çrregullta dhe një postimi emocional në Instagram, ku pranoi se shpesh ndihet si një "mashtrues" dhe "i padenjë" për suksesin që ka arritur.

Aktualisht, çifti po shqyrton prona në Francën Jugore, Spanjë dhe Greqi, me çmime që variojnë nga 5.6 (afërsisht 5.15 milionë euro) deri në 18.5 milionë dollar (16.99 milionë euro).

96184779 14497873 The couple are now considering escaping to a picturesque Europea a 95 1741933281912

Ata kërkojnë një shtëpi me privatësi, akses në natyrë dhe një klimë të ngjashme me atë të Kalifornisë.

Ndërsa nuk dihet ende nëse do ta bëjnë këtë lëvizje të përhershme, burimet thonë se Justin dëshiron të kalojë një pjesë të madhe të vitit jashtë vendit.

96184787 14497873 Justin hasn t been seen with Hailey 28 in nearly a month raising a 93 1741933280800

Megjithatë, pavarësisht thashethemeve për martesën e tyre, Justin dhe Hailey janë shfaqur së bashku në disa raste të fundit dhe në postimet e njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Më 1 mars, Justin festoi ditëlindjen e tij të 31-të, duke ndarë foto familjare me Hailey dhe djalin e tyre, Jack. /Telegrafi/

96184797 14497873 A realtor claimed the two are looking at multi million dollar vi a 94 1741933280814