Ai sapo ka lansuar projektin e tij muzikor “Holy’ gjatë ditës së djeshme (e premte).

Një orë më pas, Justin Bieber kishte shkuar në West Hollywood për të takuar një grup të fansave të tij, shkruan Daily Mail.


26-vjeçari gjatë takimit me ta, ishte parë se nuk ka respektuar distancën shoqërore, ndërsa as maskë mbrojtëse nuk kishte vënë.

33363972 8749853 image a 37 1600487429907

Fillimisht ai e kishte një të tillë, por në të parë grumbullin e fansave, ai e largoi atë.

Një numër i madh i adhuruesve të muzikës së tij janë parë me maskë, për shkak të parandalimit të COVID-19.

33363974 8749853 Accessories He paired the look with grey and white Nike sneakers a 76 1600490343704

Sidoqoftë, gjatë kësaj paraqitje ai është shfaqur me plot stil, teksa kishte kombinuar veshjen me ngjyrë të zezë e të bardhë.

Pasi u fotografua dhe kaloi kohë me ta, disa nga fansat filluan të vallëzonin nën tingujt e muzikës së tij.

33363990 8749853 Breaking rules Despite local regulations limiting gathering of l a 83 1600490344279

Vlen të përmendet se për shkak të rregullave të distancimit shoqëror, nuk lejohet grumbullimi I më shumë se 10 personave, ndërsa krah Justin ishin më tepër. /Telegrafi/