Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka lavdëruar Arsenalin, por shpreson që skuadra e tij të shënojë fitore në “Anfield” në derbin e xhiros së 12-të të Ligës Premier.

Sipas trajnerit gjerman, Arsenali ka pasur fat në disa ndeshje, por e ka ditur se do të ngjitet.


"Ne kemi qenë në krizë javët e fundit. Kjo është arsyeja pse jemi në këtë situatë. Ne humbëm nga West Ham, por edhe nëse fitonim një pikë asgjë nuk do të kishte ndryshuar”.

Klopp 1

“Ne e dimë se duhet të luajmë më mirë dhe të luftojmë. Arsenali është një ekip shumë i mirë, por ne do të luajmë në Anfield. Nuk kishte asnjë mundësi që Arsenali të qëndronte aty ku ishte në fillim të sezonit”.

“Ishte e qartë se do të ktheheshin. Ata arritën disa rezultate të mahnitshme. Ata janë të mirë, por edhe ata e dinë se ishin me fat në disa ndeshje”.

Arteta

“Ne nuk jemi të befasuar, por duhet të sigurohemi që njerëzit të dinë që edhe ne jemi të mirë”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/

telegrafi sport app