LAJMI I FUNDIT:

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dhënë një përgjigje pas debatit të tij të ashpër me Mohamed Salah në barazimin me rezultat 2-2 ndaj West Hamit, akt ky që u kap nga kamerat.

Salah po bëhej gati që të futej në lojë nga banka rezervë për Liverpoolin, teksa rezultati i ndeshjes ishte 2-1 në të mirë të mysafirëve.

Sidoqoftë, West Hami realizoi sapo egjiptiani ishte gati që të futej në fushë, dhe kamerat e TNT Sports duket se kapën debatin e ashpër mes sulmuesit dhe Kloppit.


Në fakt, Darwin Nunez duhet ta mbante Salahun që të parandalonte situatën që të eskalonte, ndërsa ky i fundit pastaj filloi të bënte me gjeste në drejtim të trajnerit të tij.

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez
Lexo po ashtu Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Klopp u pyet për këtë situatë nga gazetari i TNT Sports, Jules Breach, pas ndeshjes, dhe përgjigja e tij ishte e qartë.

Kur u pyet nëse ai mund të elaboronte atë që u dha mes tyre, Klopp tundi kokën e tij dhe u përgjigj: Jo, ne e diskutuam këtë në zhveshtore, dhe nga ana ime është një çështje e mbyllur.

Klopp refuzoi që të zgjerohej më tutje, që do të thotë se mosmarrëveshjet mes dy palëve ka të ngjarë se nuk kanë marrë fund./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori