LAJMI I FUNDIT:

Jurgen Klopp merr rolin e parë që prej se u largua nga pozita si trajner i Liverpoolit

Jurgen Klopp merr rolin e parë që prej se u largua nga pozita si trajner i Liverpoolit

Jurgen Klopp ka marrë rolin e tij të parë që prej se e la pozitën e tij si trajner i Liverpoolit. 57-vjeçari u largua nga ‘Anfield’ këtë verë pas pothuajse një dekade në krye të ekipit që prej se u transferua nga Borussia Dortmundi në 2015.

Gjatë udhëheqjes së tij, Klopp fitoi Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, FA Cup, Kupën e Ligës, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube, duke u bërë kështu rivali kryesor i Manchester Cityt të Pep Guardiolës.

Klopp e kishte konfirmaur në janar se ai të do të largohet nga posti i trajnerit tek Liverpooli dhe do të marrë një pushim nga futbolli, ku madje ai së fundmi ka refuzuar një ofertë nga kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Sezoni i fundit i Kloppit tek Liverpooli përfundoi me një vend të tretë në Ligën Premier, fitimin e Kupës së Ligës ndërsa ndeshja e fundit ishte fitorja me rezultat 2-0 ndaj Wolvesit.

Shkarkuan trajnerin dhe janë organizator të Kupës së Botës, tani e duan Jurgen Kloppin
Lexo po ashtu Shkarkuan trajnerin dhe janë organizator të Kupës së Botës, tani e duan Jurgen Kloppin

Ai tashmë është zëvendësuar nga Arne Slot, i cili ka nënshkruar kontratë tre vjeçare tek Liverpooli, ndërsa që nga tani ka filluar të lë shenja me metodat e tij të stërvitjes.

Ani pse Klopp nuk është më trajner i Liverpoolit, lidhja e tij me klubin ka vazhduar ndërsa tani është konfirmuar se ai është bërë amabasador nderi i fondacionit të Liverpoolit, që është organizata zyrtare e klubit për bamirësi.

“Fondacioni LFC ka bërë një punë të jashtëzakonshme për komunitetin, në qytetin e Liverpoolit dhe më gjerë”.

“Unë jam shumë krenar që të vazhdojë punën time me ta dhe të emërohem si ambasadori i parë i nderit i Fondacionit të Liverpoolit”.

“Unë po shikoj para që të shoh se çfarë mund të bëjë me këtë tani, sidomos pasi kam më shumë kohë në dispozicion”, ka thënë Klopp./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori