LAJMI I FUNDIT:

Jurgen Klopp konfirmon largimin nga Liverpooli

Jurgen Klopp konfirmon largimin nga Liverpooli

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka konfirmuar largimin nga Liverpooli në fund të sezonit 2024/25.

Klopp ka fituar çdo trofe të mundshëm me klubin nga Anfield në tetë vitet e tij si trajner.

Megjithatë, çdo “të mire” i vjen një fund dhe fundi i Klopp si trajner i Liverpoolit është afruar tashmë.


Është vet trajneri gjerman, i cili ka konfirmuar largimin nga Reds në një intervistë për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Unë do të largohem nga klubi në fund të sezonit”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Mund ta kuptoj se është një tronditje për shumë njerëz në këtë moment, kur e dëgjon për herë të parë, por padyshim që mund ta shpjegoj – ose të paktën të përpiqem ta shpjegoj”.

“Më pëlqen absolutisht gjithçka për këtë klub, më pëlqen gjithçka për qytetin, më pëlqen gjithçka për tifozët tanë, e dua ekipin, e dua stafin. Unë dua gjithçka. Por që unë e marr këtë vendim tregon se jam i bindur se është ai që duhet të marr”.

“Është se jam, si ta them, po më mbaron energjia. Nuk kam asnjë problem tani, padyshim, e dija që më gjatë se do të më duhet ta shpallja në një moment, por tani jam absolutisht mirë. E di që nuk mund ta bëj punën përsëri dhe përsëri dhe përsëri dhe përsëri”.

“Pas viteve që patëm bashkë dhe pas gjithë kohës që kaluam bashkë dhe pas të gjitha gjërave që kaluam së bashku, respekti u rrit për ty, dashuria u rrit për ty dhe më e pakta që të detyrohem është e vërteta – dhe kjo është e vërteta”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

La Liga
Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Përfaqësueset
Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

La Liga
Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel e quan një lojtar të Anglisë 'joprofesionist'

Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel e quan një lojtar të Anglisë 'joprofesionist'

Kombëtarja e Shqipërisë
Situatë e shëmtuar te Belgjika dhe Thibaut Courtois është në qendër të saj

Situatë e shëmtuar te Belgjika dhe Thibaut Courtois është në qendër të saj

Përfaqësueset
Me formacionin 4-3-3, me tre yje të rinj në sulm – kështu pritet të luajë Islanda ndaj Kosovës

Me formacionin 4-3-3, me tre yje të rinj në sulm – kështu pritet të luajë Islanda ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori