Çështja e ekstradimit të themeluesit të Wikileaks në SHBA kalon në një raund tjetër, që është ndoshta i fundit. Deputetë të parlamentit gjerman flasin për një proces politik.
1776 ditë. Kaq ditë i bëhen Julian Assange në burgun britanik të sigurisë së lartë Belmarsh, kur këtë të martë (20.02.2024) fillon ndoshta seanca përfundimtare në ecejaket për ekstradimin e tij në SHBA.
Edhe më parë themeluesi 52 vjeçar i platformës së zbulimeve Wikileaks nuk ka qenë në liri.
Ai kaloi shtatë vjet i mbyllur në ambasadën e Ekuadorit në Londër, e cila i kishte ofruar atij azil.
Sipas prokurorisë së SHBA-së, ai do të dënohet me 175 vjet të tjera.
Seanca dëgjimore para Gjykatës së Lartë në Londër shqyrton çështjen: nëse i ka shteruar tashmë Assange të gjitha mjetet juridike kundër ekstradimit të tij në SHBA? Apo mund të vazhdojë të luftojë në gjykatat britanike?
Nëse Gjykata e Lartë e Drejtësisë hap rrugën për ekstradim, Assange mund të akuzohet dhe të dënohet në SHBA në bazë të të ashtuquajturit Espionage Act.
Ky ligj hyri në fuqi para më shumë se njëqind vjetësh, për të dënuar tradhtarët dhe spiunët gjatë Luftës së Parë Botërore.
Ai nuk është përdorur kurrë më parë kundër një gazetari.
Akuza: vjedhje dhe publikim i materialeve sekrete nga operacionet ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan së bashku me informanten Chelsea Manning.
Kjo gjë ka vënë në rrezik edhe jetën e informatorëve amerikanë, thonë autoritetet amerikane.
Në vitin 2010 presidenti aktual i SHBA dhe ish- zëvendëspresidenti i atëhershëm, Joe Biden e quajti Assange një “terrorist të teknologjisë së lartë”.
Megjithatë për faktin, që u publikuan të dhëna të paredaktuara, nuk është përgjegjës Julian Assange.
Në vitin 2010 Wikileaks bashkëpunonte me një koalicion organizatash të mëdha mediatike – The New York Times, The Guardian, Le Monde, Der Spiegel dhe El País – për të përpunuar në mënyrë gazetareske informacionin e rrjedhur.
Fjalëkalimi i të dhënave të mbrojtura u publikua në një libër nga njëri prej gazetarëve të përfshirë.
Wikileaks i publikoi të dhënat, vetëm kur informacioni ishte bërë i arritshëm. Qeveria amerikane nuk ka ofruar ende prova se dikush është dëmtuar me të vërtetë nga publikimi.
Qeveria amerikane përpiqet ta privojë Assange nga statusi i gazetarit. Thuhet se ai publikoi një sërë të dhënash pa kontekst dhe se është një haker. Megjithatë Assange ka fituar çmime të shumta mediatike.
Kjo nuk ka rëndësi për prokurorinë amerikane, ligji për spiunazhin nuk bën dallim mes gazetarëve dhe personave të tjerë.
E vërteta e pazbukuruar
Megjithatë e vërtetë është se publikimet e Wikileaks ishin shumë të pakëndshme për qeverinë e SHBA-së.
Qindra mijëra dokumente sekrete i treguan botës një anë tjetër, të pazbukuruar dhe të përgjakshme të veprimeve të ushtrisë amerikane. Anën ku u kryen krime lufte – dhe u mbuluan – ku numri i viktimave civile ishte dukshëm më i lartë se shifrat e zbukuruara të Pentagonit.
Megjithatë publikime që një demokraci e jetuar duhet t`i durojë. Të paktën kështu mendojnë të gjitha organizatat kryesore të të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe gazetarisë, nga Amnesty International deri te Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, CPJ dhe te Reporterët pa Kufij.
Dy organizatat ombrellë, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, IFJ dhe Federata Evropiane e Gazetarëve, EFJ, paralajmëruan në një deklaratë të përbashkët me 14 shkurt: “Persekutimi i vazhdueshëm i Julian Assange rrezikon lirinë e medias në mbarë botën”.
Presidentja e EFJ Maja Sever citohet me thënien: “Gazetarët dhe sindikatat e tyre e kuptuan që në fillim se Julian Assange është në shënjestër, sepse ai kryen detyra, që janë pjesë e punës së përditshme të shumë gazetarëve – për të gjetur një whistleblower dhe për të zbuluar kriminalitetin”.
Mbështetje për Assange në mbarë botën
Ka gjithnjë e më shumë zëra në mbarë botën, që shprehen kundër persekutimit të Assange nga SHBA dhe në favor të lirimit të tij.
Një javë përpara gjykimit Parlamenti Australian miratoi një rezolutë për lirimin e shtetasit australian Assange, që u mbështet nga kryeministri Anthony Albanese; kryeqyteti italian Roma e shpalli Julian Assange qytetar nderi; një grup prej më shumë se 35 profesorësh amerikanë të drejtësisë porositën përmes një letre të hapur ministrin e Drejtësisë të SHBA, Merick Garland, se përndjekja e Assange kërcënon amendamentin e parë të Kushtetutës, që mbron shtypin e lirë dhe lirinë e shprehjes.
Po kështu e sheh çështjen edhe Christian Mihr.
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Amnesty International për Gjermaninë thotë për DW: “Rasti Julian Assange ka të bëjë me çështje themelore të lirisë së medias dhe të të drejtave të njeriut. Julian Assange nuk është fajtor për asnjë krim, Wikileaks ka zbuluar shkelje të të drejtave të njeriut dhe ky nuk është krim”.
Së bashku me Reporterët pa Kufij, kryetar i të cilit Mihr ka qenë për shumë vjet, Amnesty planifikon një demonstratë përpara ambasadës së SHBA në Berlin në ditën e parë të gjykimit.
Zëra kritikë në politikën gjermane
Edhe në mesin e politikanëve gjermanë ka kritika ndaj persekutimit të Julian Assange. Deputeti i partisë së Gjelbër, Max Lucks, në bisedë për DW e quan Julian Assange të burgosur politik.
Lucks flet fjalë të qarta lidhur me faktin se themeluesi i Wikileaks mbahet prej gati pesë vjetësh në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh në kushte të rënda burgimi dhe me perspektivën e një ekstradimi të mundshëm në SHBA: “Ajo që po ndodh, është torturë. Nuk ka arsye racionale për mbajtjen e zotit Assange të burgosur, ka motive politike”. Vlerësim ky që Lucks e ndan me politikanë dhe ekspertë të tjerë të njohur, si ish-raportuesi special i OKB-së për torturën, Nils Melzer, apo ish-ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel.
Lucks është një nga nismëtarët e një letre të hapur drejtuar Parlamentit Britanik, në të cilën më shumë se 80 anëtarë të Bundestagut kërkuan lirimin e Assange dy vjet më parë.
“Gazetarët nuk duhet të persekutohen dhe të ndëshkohen për punën e tyre. Askund”, kështu fillonte letra.
Nënshkruesit ishin “thellësisht të shqetësuar për efektin intimidues, që mund të ketë ekstradimi dhe dënimi i Assange mbi lirinë e shtypit dhe gazetarinë investigative në mbarë botën”. Deputetët nuk morën kurrë përgjigje për letrën e tyre.
Akuza: standarde të dyfishta
Një nga nënshkruesit e letrës është edhe Peter Heidt. Heidt është zëdhënësi për të drejtat e njeriut i grupit parlamentar të partisë FDP.
Kur Heidt në rolin që ka, kritikon mungesën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut jashtë vendit, atij vazhdimisht i kundërpërgjigjen duke iu referuar përndjekjes së themeluesit të Wikileaks.
Dhe me akuzën se Gjermania dhe Perëndimi përfaqësojnë standarde të dyfishta. “Kështu ju thonë kudo, mund të flisni me kë të doni”, konfirmon përvojën e tij parlamentari në intervistë me DW.
Prej vitesh Peter Heidt i përfundon fjalimet e tij në Bundestag me të njëjtën fjali: “Jam i mendimit që Julian Assange duhet të lirohet menjëherë”.
Parlamentarët Peter Heidt dhe Max Lucks janë të dy anëtarë të partive qeverisëse. Por nga ana e qeverisë pak është dëgjuar për Assange.
Vetëm pak javë pas letrës së hapur në verën e vitit 2022 Bundestagu pati miratuar një rezolutë, që dënonte “persekutimin politik” të gazetarit si sulm ndaj lirisë së shtypit. Përveç kësaj parlamenti i bëri thirrje qeverisë gjermane, që të punojë për lirimin dhe mosekstradimin e Assange në SHBA.
Qeveria gjermane “ndjek” procesin e ekstradimit
E pyetur nga DW qeveria deklaroi vetëm, se e ndjek procesin e ekstradimit kundër Julian Assange dhe diskutimin publik rreth çështjes “me vëmendje” dhe “vazhdimisht”. Mbi procesin që është në vazhdim apo përmbajtjen e diskutimeve konfidenciale me përfaqësues të qeverive të tjera ajo “parimisht nuk shprehet”, shkroi qeveria gjermane në fund të vitit që kaloi në përgjigje ndaj një pyetjeje nga grupi parlamentar Die Linke.
Kritika më ekstreme e qeverisë gjermane ndaj procesit kundër Assange tingëllon si kjo deklaratë e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme në konferencën federale të shtypit në fillim të dhjetorit: “Ne kemi një koncept të ndryshëm për lirinë e shtypit nga ai që do të përkufizohej në SHBA. Tek ne gjërat që ka bërë zoti Assange nuk do të ishin të dënueshme”.
Zëdhënësi iu referua edhe procesit gjyqësor në vazhdim. Dhe se mund t`i kërkohej ndihmë edhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për Assange ky është një ngushëllim, por i dobët: sepse ai do të mbetej në paraburgim britanik, ndërsa gjyqi do të zgjaste shumë vite të tjera. Pas dymbëdhjetë vjetësh pa liri: Gazetari investigativ Günter Wallraff thotë: “Po luhet me kohën. Atij po i bëhet një vdekje me këste”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Dy dronë rusë u rrëzuan në Moldavi pasi shkelën hapësirën e saj ajrore – mediat sjellin detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-9-380x233.png)
Dy dronë rusë u rrëzuan në Moldavi pasi shkelën hapësirën e saj ajrore – mediat sjellin detajet
![Trump për takimin e parë me Putinin: Me siguri do të takohemi në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/putin-trump-zelensky-380x233.jpg)
Trump për takimin e parë me Putinin: Me siguri do të takohemi në Arabinë Saudite
![Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni – Trump reagon: Menjëherë ktheni paret](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-15-380x233.jpg)
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni – Trump reagon: Menjëherë ktheni paret
![Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-15-780x439.jpg)
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret
![Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-31-780x439.png)
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë
![Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/250213-99-907659-v2-s2048-e1739474276226-780x439.jpeg)
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”
![NATO teston aftësinë e saj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-81.jpg)
NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së
![Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zelensky-poroshenko-780x439.jpg)
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi
![Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Bingol-780x439.jpg)
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi