LAJMI I FUNDIT:

Julia Fox sfidon tabutë: Plakja është shumë seksi – s’kam më nevojë për ndërhyrje

Julia Fox sfidon tabutë: Plakja është shumë seksi – s’kam më nevojë për ndërhyrje

Aktorja dhe ikona e stilit, Julia Fox, ka folur hapur për herë të parë për përvojat dhe qëndrimin e saj ndaj ndërhyrjeve kozmetike

Ajo ka mbështetur publikisht gratë që kanë zgjedhur ta ndryshojnë pamjen e tyre dhe duke u bërë thirrje për më shumë sinqeritet në këtë temë.

E njohur për pamjen e saj të guximshme dhe lidhjen e shkurtër me reperin Kanye West, Julia ndau mendimet e saj gjatë premierës së filmit të saj të ri The Trainer, në një intervistë për People.


“Më pëlqen. Mendoj se duhet të jemi të sinqertë,” tha aktorja 35-vjeçare. “Shpesh, gratë vendosin standarde të pamundura për njëra-tjetrën. Nëse ti ndihesh mirë me veten, është fantastike, por çfarë ndodh me vajzat që pyesin veten: Pse nuk dukem kështu? Çfarë nuk shkon me mua?”

Julia theksoi se ajo që shohim në rrjetet sociale është larg realitetit, transmeton Telegrafi.

“Asnjëra prej nesh nuk duket ashtu siç shfaqet online. Janë kirurgjitë plastike, mbushësit, grimi, shirita për lifting, parukat, kremrat vetë-nxirës… Lista është e pafundme. Është e rëndësishme t’u thuash vajzave se ato janë të mrekullueshme ashtu siç janë.”

Fox ka pranuar se më parë ka bërë liposuksion dhe botoks, por sot e ndien se është më e qetë me veten dhe trupin e saj.

“Gjërat nuk janë më aty ku ishin, por nuk do të bëj asgjë për këtë. Plakja është shumë seksi”, – u shpreh ajo, pa hezitim.

Julia Fox ishte në një lidhje të shkurtër me Kanye West në vitin 2022, menjëherë pas ndarjes së tij nga Kim Kardashian. Edhe pse romanca zgjati vetëm disa javë, aktorja ka pranuar publikisht se i vjen keq për atë periudhë.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Burbuqja që nuk u dorëzua kurrë: Një jetë me paralizë cerebrale, por plot forcë dhe dinjitet

Burbuqja që nuk u dorëzua kurrë: Një jetë me paralizë cerebrale, por plot forcë dhe dinjitet

Psikoprofil
Një truk i thjeshtë që përdorin stilistët: Modeli i flokëve me volum si në kopertinë revistash në pak sekonda

Një truk i thjeshtë që përdorin stilistët: Modeli i flokëve me volum si në kopertinë revistash në pak sekonda

Flokë dhe stil
Melanie Griffith, 63 vjeç, duket si një top-modele: Qe çfarë ha dhe si ushtron!

Melanie Griffith, 63 vjeç, duket si një top-modele: Qe çfarë ha dhe si ushtron!

Zbardhni nënsqetullat e errëta me këto metoda efektive natyrale

Zbardhni nënsqetullat e errëta me këto metoda efektive natyrale

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Rroba banje me fotografinë e Donald Trumpit apo të gjokseve të meshkujve leshatakë?

Rroba banje me fotografinë e Donald Trumpit apo të gjokseve të meshkujve leshatakë?

Disa mënyra si të forconi imunitetin e fëmijës suaj

Disa mënyra si të forconi imunitetin e fëmijës suaj

Këshilla për prindër
Kalo në kategori