Jude Law u shfaq me një kostum klasik të errët dhe kravatë me papion gjatë ceremonisë së 77-të të Çmimeve Primetime Emmy në Teatrin Peacock në Los Angeles.

Aktori 52-vjeçar prezantoi çmimin për Aktorin Mbështetës më të Mirë në një serial dramë, të cilin e fitoi Tramell Tillman për rolin në serialin “Severance” të Apple TV.


Në këtë event të mbushur me yje, Noah Wyle u nderua me çmimin për Aktorin më të Mirë në një serial dramë për rolin në “The Pitt”, duke fituar për herë të parë një Emmy, shkruan DailyMail.


Seriali “The Pitt” mori gjithsej pesë çmime, duke përfshirë edhe atë për Serialin më të Mirë Dramatik.

Netflix triumfoi me serialin e kufizuar “Adolescence”, i cili fitoi tetë çmime, përfshirë çmimin për Serinë më të Mirë të Limituar.

Aktori 15-vjeçar Owen Cooper u bë fituesi më i ri mashkull në histori të Emmy për Aktorin Mbështetës në një serial ose film të limituar, falë performancës së tij në “Adolescence”. Bashkë-aktorja Erin Doherty fitoi gjithashtu çmimin për Aktoren Mbështetëse në të njëjtën kategori.

Në kategorinë e komedisë, seriali “The Studio” i Apple TV+ mori 13 çmime, duke përfshirë edhe atë për Serialin më të Mirë Komedi, ndërsa “Hacks” e HBO-së shtoi tre fitore, përfshirë ato personale për Jean Smart dhe Hannah Einbinder. /Telegrafi/