Ju prezantojmë Samsung Galaxy S20: Ndrysho mënyrën se si përjeton botën
Seria Samsung Galaxy S20 është formacioni i parë i plotë 5G i Samsung, që paraqet teknologji 5G dhe AI të pashembullt të kamerave, të ndërtuara për të ardhmen e komunikimit. Samsung Electronics sot zbuloi Samsung Galaxy S20, një seri të re të pajisjeve pionere që ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ne kapim dhe përjetojmë botën tonë. Seria Galaxy S20 prezanton një arkitekturë krejt të re të kamerave që ndërthur teknologjinë AI me sensorin më të madh të imazhit nga Samsung deri më tani, për cilësi mahnitëse të imazhit. Së bashku me kamerën, Galaxy S20 bën përvojën e gjithçkaje që duam të bëjmë me telefonat tanë, më të lehtë dhe më të mirë — shijoni muzikë të personalizuar për çdo moment të ditës, shikoni video siç janë destinuar të shihen dhe luani lojëra në stilin e telekomandave në lëvizje.
"Teksa hyjmë në këtë dekadë të re, 5G do të ndryshojë plotësisht mënyrën se si komunikojmë dhe si e pëjetojmë botën përreth nesh," tha Dr. TM Roh, President dhe Kryetar i Divizionit të Komunikimeve Celulare në Samsung Electronics. "Meqënëse të tre variantet Galaxy S20 vijnë me lidhje 5G, Samsung po ofron një pajisje të gjeneratës së ardhshme për të transformuar jetën e njerëzve. Me një kamerë të mrekullueshme, të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, ju mund të kapni momentet kur ato ndodhin dhe të lidheni më lehtë me njerëzit që doni.”
NDRYSHON MËNYRËN SE SI KAPIM MOMENTE
Tani, më shumë se kurrë, ne kapim jetën tonë dhe tregojmë historitë tona përmes telefonave të zgjuar - dhe kjo është arsyeja pse kamera është veçoria më e rëndësishme për konsumatorët që blejnë një smartphone të ri. Projektuar për mënyrën se si jetojmë, Galaxy S20 prezanton një sistem plotësisht të ri kamerash - të mundësuar nga AI dhe me sensorin më të madh të imazhit të Samsung – për të sjellë më të mirën në çdo imazh dhe çdo moment.
BËJ ATË QË DO MË MIRË
Galaxy bën përvojën e gjithçkaje që duam të bëjmë në telefonin tonë, më lehtë dhe më të mirë. Me karakteristika të reja dhe partneritete me ndikim, të frymëzuara nga bashkëpunimi i hapur, Galaxy S20 është ndërtuar për mënyrën se si ne përdorim telefonat tanë sot.
Muzika: Nëse po zgjoheni, ose po shkoni në palestër, shijoni muzikën tuaj të preferuar. Me Music Share, shtrini lidhjen tuaj të çiftuar Bluetooth në makinë ose një altoparlant përmes pajisjes tuaj, kështu që ju dhe shoku juaj mund të bëni rolin e DJ me radhë gjatë një udhëtimi.
YouTube në 5G: Ndani videot tuaja 8K me botën më shpejt dhe më mirë. Samsung bashkëpunoi me YouTube, në mënyrë që të ngarkoni videot tuaja 8K direkt në YouTube, dhe me aftësitë të integruara 5G, të përjetoni shpejtësinë ultra të ngarkimit.
PROVONI MUNDËSI TË PAFUNDME
Si pajisja jonë e fundit pionere, seria Galaxy S20 përmban teknologjitë premium që adhuruesit e Galaxy njohin dhe presin. Si pajisja më e sigurt që Samsung ka krijuar ndonjëherë, Galaxy S20 është e mbrojtur nga Knox, platforma e sigurisë celulare, lidere e industries, që mbron pajisjen nga niveli i çipit deri në nivelin e softuerit. Galaxy S20 gjithashtu përmban një procesor të ri, të sigurt, i cili mbron nga sulmet e bazuara në harduer.
E pajisur me një bateri të madhe inteligjente, seria Galaxy S20 vjen me një karikues të shpejtë 25W, ndërsa S20 Ultra mbështet edhe karikimin 45W Super Fast. E gjithë seria është e pajisur me ruajtje masive si standart (128 GB për S20; 128 GB dhe 512 GB për Galaxy S20 + dhe S20 Ultra).
Me Galaxy S20, ju gjithashtu mund të përjetoni ndërfaqen më të pastër, më të thjeshtë, më intuitive të Samsung deri tani me One UI 2. Ju gjithashtu mund të përdorni Galaxy S20 për të kontrolluar shtëpinë tuaj inteligjente me SmartThings, të arrini objektivat tuaja të mirëqenies dhe të shëndetit me Samsung Health, të paguani me Samsung Pay, dhe më shumë.
GALAXY BUDS+
Dhe me Samsung Galaxy Buds +, mund të zhyteni në muzikën dhe podcast-et tuaja të preferuara. Buds + altoparlantë me 2 drejtime; 3 mikrofonë për cilësi të pakrahasueshme të zërit dhe tingullit; dhe një jetë tepër të gjatë të baterisë — deri në 11 orë nga Buds+ dhe 11 orë shtesë nga mbajtësja. Aplikacioni Buds+, "Galaxy Buds+", tani është i pajtueshëm me iOS, kështu që ju të mund të shijoni një përvojë të shkëlqyeshme audio pa marrë parasysh cilën pajisje përdorni.
Duke filluar nga 6 Mars 2020, seria Galaxy S20 do të jetë në dispozicion në ngjyra të ndryshme, klasike.
Galaxy S20: Gri Kozmike, Blu e ëmbël, Rozë e ëmbël
Galaxy S20+: Gri Kozmike, Blu e ëmbël, e Zezë Kozmike
Galaxy S20 Ultra: Gri Kozmike, e Zezë Kozmike
Galaxy S20, Galaxy S20 + dhe Galaxy S10 Ultra do të jenë në dispozicion në dyqane nga 13 Mars 2020 në tregjet e zgjedhura. Porositjet paraprake online fillojnë më 11 Shkurt 2020, në orën 21:00. Çmimi fillon nga ALL 111.999 për Galaxy S20, ALL 123.999 për Galaxy S20+, dhe ALL 167.999 për Galaxy S20 Ultra.
Për më shumë informacion mbi Galaxy S20, vizitoni https://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-s20, news.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com/galaxy. Për informacion mbi porositjen paraprake, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/offer/preorder-galaxy-s20/.










































