Ju prezantojmë Galaxy Z Fold2: Ndryshoni formën e së ardhmes

Galaxy Z Fold2 është pajisja e palosshme e gjeneratës së tretë të Samsung, që bashkon një dizajn mahnitës dhe të guximshëm me inxhinieri të rafinuar për të shtyrë kufijtë e përvojave në celular.
Samsung Electronics sot zbuloi gjeneratën tjetër të pajisjes së palosshme që përkufizon kategorinë, Samsung Galaxy Z Fold2. E mbushur me rafinime të përmirësuara dhe risi domethënëse, Galaxy Z Fold2 sjell përvoja të reja të palosshme për ata që duan të kenë avantazhin e teknologjisë. Me një Screen Cover më të madh dhe ekranin kryesor masiv, Galaxy Z Fold2 kombinon dizajn të guzimshëm dhe ekspertizë inxhinierike me veçori të reja intuitive për një përvojë unike në celular që ofron fleksibilitetin që kërkon jeta e përditshme.
"Udhëtimi ynë drejt gjeneratës tjetër të pajisjeve është plot origjinalitet dhe risi", tha Dr. TM Roh, President dhe Drejtor i Biznesit të Komunikimeve Mobile, në Samsung Electronics. "Me lançmin e Samsung Galaxy Z Fold2, ne dëgjuam nga afër reagimet e përdoruesve për t'u siguruar që po sjellim përmirësime domethënëse në pajisje, teksa gjithashtu zhvilluam risi të reja për të përmirësuar përvojën e përdoruesit. Forcuar më tej nga partneritetet tona lider të industrisë me Google dhe Microsoft, ne po riformulojmë dhe ripërcaktojmë mundësitë e përvojës së pajisjes celulare."
Dizajn i Ri i Rafinuar
Galaxy Z Fold2 sjell dizajn të guximshëm me inxhinieri të përparuar, në mënyrë që të ndiheni të sigurt duke e përdorur atë çdo ditë.
Eksperienca të plota dhe gjithëpërfshirëse të përmbajtjes - Një ekran Cover 6.2 inç Infinity-O siguron përdorueshmëri maksimale, në mënyrë që të kontrolloni email, të gjeni adresa, madje edhe të shikoni përmbajtjen tuaj të preferuar, pa pasur nevojë të shpalosni pajisjen tuaj çdo herë. Kur shpaloset, Ekrani kryesor masiv 7.6 inç, me korniza të minimizuara dhe kamera e përparme minimaliste, ju zhyt me një normë freskuese të adaptueshme 120Hz për lojë dhe lëvizje të qeta. Për të kompletuar përvojën, Galaxy Z Fold2 vjen me tingullin më të mirë dinamik të disponueshëm në një pajisje Galaxy deri më sot, me efekt të përmirësuar stereo dhe tinguj më të qartë të siguruar nga bokse të dyfishtë me dinamikë të lartë.
Shkrepni dhe shikoni saktësisht si dëshironi
Faktori inovativ i formës së palosshme dhe modeli i tij i sofistikuar janë të nivelit tjetër me përvojat unike celulare në Galaxy Z Fold2. Galaxy Z Fold2 çifton Flex Mode me App Continuity për të siguruar përdorueshmëri të zgjeruar, duke kaluar kufirin midis Cover dhe Main Screen. Ky fleksibilitet ju lejon të krijoni ose shikoni përmbajtjen që është kuruar në preferencat tuaja, nga Fold2 i palosur në të shpalosur.
Maksimizoni çdo moment
Galaxy Z Fold2 përputhet me produktivitetin e gjeneratës tjetër me aftësi të përparuara multitasking falë mënyrave të reja intuitive për të bashkëvepruar. Përfitoni sa më shumë nga dita juaj duke përshtatur Ekranin kryesor me madhësi tableti të Galaxy Z Fold2 me stilin tuaj të punës.
Ndërveprimet e Optimizuara për të mbështetur fluksin tuaj - Zgjidhni UI-në më të optimizuar në Ekranin kryesor që i përshtatet nevojave tuaja. Ndryshoni shpejt dhe me lehtësi paraqitjet midis një paraqitjeje të ekranit të madh ose paraqitjes tradicionale të telefonit në Settings.
Udhëheqja Galaxy forcohet nga partneritetet strategjike
Samsung ka një qasje të hapur dhe bashkëpunuese ndaj partneriteteve. Përmes një partneriteti të gjatë me Google, Samsung krijoi një ekosistem të hapur për pajisjet e palosshme. Me këtë partneritet, Samsung ka nxitur risi të palosshme UX për të realizuar qëllimin e krijimit të faktorit të formës së fundit. Për më tepër, një partneritet i besueshëm me Microsoft, i kombinuar me përvojën e përparuar të harduerit dhe ekranit të madh të Galaxy Z Fold2, lejon përdoruesit të maksimizojnë produktivitetin e tyre në mjediset e lëvizshme.
Duke u mbështetur në trashëgiminë e tijj të gjatë të udhëheqjes së Galaxy, Samsung përsëri shtyn kufijtë e inovacionit dhe inxhinierisë mobile. Me All Day Battery 4,500mAh dhe Super Fast Charging mund të bëni më shumë pa u shqetësuar për jetën e baterisë tuaj. Galaxy Z Fold2 gjithashtu ofron lidhje pa tel Samsung DeX për produktivitet të rrjedhshëm, ndërsa teknologjia UWB (Ultra Wide Band) është e integruar në pajisje duke e bërë atë të shpejtë dhe të lehtë për të shkëmbyer skedarë, foto ose video me Nearby Share.
Shërbimi Premier Galaxy Z
Përdoruesi i Galaxy Z Fold2 mund të përdorë Galaxy Z Premier Service: me ndihmë reale nga një ekip i dedikuar i ekspertëve të produktit. Tani do të jetë më e lehtë se kurrë të bëni emërime, të lidheni me ekspertë dhe të zbuloni se si të zhbllokoni përvojat unike që mundëson Galaxy Z Fold2. Përdoruesve të Galaxy Z Fold2 mund të regjistrohen për Samsung Care+ i cili siguron mbrojtje fillestare pajisjesh kundër dëmtimit aksidental të ekranit brenda një viti nga data e blerjes. Përdoruesve e Galaxy Z Fold2 gjithashtu do t’u sigurohen përvojat më të mira të mundshme në celular duke mbështetur tre gjenerata të azhurnimeve të sistemit operativ Android (OS).
Galaxy Z Fold2 do të jetë në dispozicion në Bronz Mistike dhe të Zezë Mistike, në rreth 50 tregje përfshirë SH.B.A. dhe Korenë, më 18 shtator të 2020, me para-porosi nga 1 shtatori i 2020 duke filluar me tregjet e zgjedhura përfshirë SH.B.A. dhe Evropën. Opsionet e personalizuara do të jenë të disponueshme për përdoruesit në Samsung.com në tregjet e zgjedhura me katër ngjyra të dallueshme për Hinge: Argjend Metalik, Gold Metalike, të Kuqe Metalike dhe Blu Metalike. Çmimi i rekomanduar fillon nga ALL 249,999. Zbuloni më shumë këtu: https://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-z-fold2/





























































