Ju propozojmë disa këshilla të dobishme të cilat do t’ju ndihmojnë që të zgjidhni problemin me këmbët e ënjtura në mënyrë natyrale.
Ënjtja e këmbëve është dukuri e keqe dhe e pakëndshme. Këmbët janë pjesë të trupit të cilat përballojnë pjesën më të madhe të ngarkesës, transmeton Telegrafi.
Ngarkesa e tillë mund të shkaktohet me tepricën e kilogramëve, me qëndrim të gjatë në këmbë, me kushte specifike në punë, për shembull duke ndenjur gjatë në pozitë ulur, domethënë ata faktorë të cilët çojnë në lodhje, peshë dhe më në fund rezultati janë – këmbët të ënjtura.
Para së gjithash, mos u bëni dembel, shkoni te mjeku për të konstatuar shkaktarin e ënjtjes… (veshkat, zemra, insuficienca e venave, baraspesha hormonale, etj).
Nëse shkaktari i ënjtjes nuk janë probleme të organizmit tuaj, atëherë mund të provoni të zgjidhni problemin e këmbëve të ënjtura në shtëpi.
Ditët e ngrohta po vijnë, e të ënjturat me dhimbje vetëm sa do të përkeqësohen. Ja se si mund t’i ndihmoni vetes përkundër jetesës jo të shëndetshme!
Masazhi i lehtë
Masazhoni këmbët me krem dhe xhel për venat të cilat i zbusin ënjtjet. Më të mirat janë ato solucione që përmbajnë ekstrakte të gështenjave të egra dhe vajrat esenciale të rozmarinës, sepse ato veprojnë kundër inflamacionit, përmirësojnë qarkullimin dhe tonusin e mureve të venave.
Dushi ftohtë-nxehtë
Dushin ditor shfrytëzojeni për masazh. Me ujë të nxehtë dhe të ftohtë në mënyrë të alternuar u bëni dush këmbëve nga shputat deri tek kofshë.
Banja e mbrëmjes
Në ujë të ngrohtë vendosni pak kripë dhe disa gjethe të rozmarinës, dhe nëse këmbët janë shumë të ënjtura, shtoni edhe dy duar gjethe të balsamit. Pas larjes, këmbët thani me peshqir, duke i fërkuar nga gishtat drejt thembrës.
Ushtrimet për qarkullim më të mirë
Sapo të zgjoheni, nxiteni qarkullimin me një ushtrim 10-minutash: duke qëndruar të shtrirë në shpinë, vendosni duart nën mollaqe dhe rrotulloni këmbët sikur të ishit të hipur në biçikletë.
Kur jeni në shtëpi, disa herë në ditë qëndroni të shtrirë në dysheme dhe ngrini këmbët në mur. Pas pesë minutash do të ndieni se si presioni nga këmbët zhduket. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë