LAJMI I FUNDIT:

Ju këputen vazhdimisht qerpikët pas plazhit? Trajtojini me këto produkte që i keni në shtëpi

Ju këputen vazhdimisht qerpikët pas plazhit? Trajtojini me këto produkte që i keni në shtëpi

Nëse mendoni që lëkura dhe flokët janë të vetmit që ‘vuajnë’ pasojat e ekspozimit për orë të gjata në diell apo mungesën e hidratimit, gaboheni

Qerpikët gjithashtu dëmtohen nga këta dy faktorë, e jo vetëm, gjatë periudhës së plazhit. Folikulat e tyre dobësohen dhe si pasojë këputen dhe zbardhen, zverdhen më shpejt.

Mos u shqetësoni, ka zgjidhje për gjithçka. Me trajtimet e mëposhtme, qerpikët tuaj do të duken të shëndetshëm dhe voluminozë, shkruan Living.


Trajtim me aloe vera

Xheli që gjendet në pjesën e brendshme të bimës së Aloe vera-s është i pasur me vitamina, proteina dhe antioksidantë që e shndërrojnë në një prej trajtimeve më efektive për rritjen e qerpikëve.

Merrni xhel aloe vera dhe me ndihmën e një rimeli të vjetër ose të një furçe me qime të butë, lyeni qerpikët çdo ditë. Në fund lani sytë me ujë të ftohtë dhe lërini të thahen natyralisht.

Trajtim me çaj jeshil

Çaji jeshil përmban antioksidantë dhe vitamina të rëndësishme, çka e shndërron në një prej produkteve kryesore në industrinë kozmetike. Përse të shpenzoni për kremra apo rimele ku fare mirë mund të masazhoni qerpikët çdo mbrëmje me çaj jeshil.

Merrni dy toptha pambuku dhe njomeni me çaj jeshil. Mbajini të fiksuar mbi qerpikë gjatë kohës që flini.

Dëshironi qerpikë të gjatë dhe pa vërejtur shumë? Provoni një truk që do t'ju ndihmojë të arrini atë efekt
Lexo po ashtu Dëshironi qerpikë të gjatë dhe pa vërejtur shumë? Provoni një truk që do t'ju ndihmojë të arrini atë efekt

Trajtim me vezë dhe glicerinë

Vezët përmbajnë biotinë dhe shumë vitamina të rëndësishme të grupit të vitaminave B, të cilat parandalojnë rënien e qerpikëve, i forcojnë dhe ushqejnë këta të fundit.

Në një enë bashkoni një kokërr vezë dhe disa kapsula glicerinë. Aplikoni maskën e përgatitur mbi qerpikë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Moda
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Dhimbja e gjinjve – çfarë duhet të dini

Dhimbja e gjinjve – çfarë duhet të dini

Në çift
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Kalo në kategori